Sh.B.A.-të të 55-tat në botë për shpejtësinë e shkarkimit në LTE (4G), Singapori i pari.

Raportimi vjetor i “OpenSignals” krahason shpejtësinë dhe mbulimin e LTE (4G) në vende të ndryshme.

Kualiteti i i rrjetit telefonik të një vendi është shpeshherë i vendosur nga një recetë e cila përbëhet nga dy pjesë ekonomi, dhe një pjesë gjeografi. Ndërkohë vende të vogla, dhe të zhvilluara si Korea e Jugut dhe Hong Kong-u kanë mundësinë për të ofruar një mbulim të plotë dhe shpejtësi të shpejtë popullatës së tyre të dendur, ndërsa vendet e mëdhaja dhe të varfra shpesh luftojnë për të dërguar valët e tyre në të gjithë territorin. Vendet e mëdhaja dhe të pasura, si Amerika, tentojnë të marrin rrjete të cilat janë mesatarisht të mirë në mbulim përshembull, por jo kaq të mirë në shpejtësi, siç e bëri të ditur raporti i OpenSignals mbi LTE-në.

Fatkeqësisht, nuk ka shumë ndryshime nga raporti i herës së kaluar për LTE-në. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të rrëshqasin poshtë pjesës tjetër të botës kur bëhet fjalë për shpejtësinë e shkarkimit, me një mesatare prej 10 Mbps; duke e renditur këtë vend të 55-tin në të gjithë botën. Por përmirësohet ndjeshëm kur bëhet fjalë për mbulimin (anonentët marrin një sinjal të LTE 81% të rasteve; të 7-t më të mirë në të gjithë botën, por përsëri nuk arrin dot klasifikimin e vendeve të para. Njësoj si Japonia apo Suedia, Shtetet e Bashkuara e kanë marrë këtë teknologji herët, por kjo teknologji është e vjetruar, dhe ka plot abonentë të cilët e përdorin atë; çka do të thotë shpejtësi e ulët për të gjithë. Si kontekst, mesatarja globale e shpejtësisë të shkarkimit në LTE është 13,5 Mbps, ndërsa Singapori ofron rrjetet më të shpejta, me shkarkime me shpejtësi rreth 40 Mbps. Ndërsa në studimin e mëparshëm, shpejtësia mesatare e shkarkimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte vetëm 9 Mbps.

Ndërkohë, rrjete të reja me tekonologji të përditësuar dhe më pak abonentë, ofrojnë shpejtësi më të madhe. OpenSignals bën me dije se vendet në Amerikën e Jugut, Europën Lindore, dhe Lindjen e Mesme tentojnë ta demonstrojnë këtë trend (edhe pse mbulimi i tyre nuk është edhe aq i mirë). Për shembull, Rumania ofron mbulim nga rrjetet LTE vetëm në 61% të territorit por ka shpejtësi aq të shpejtë sa 33 Mbps, duke e renditur të 6-n në rendin global. Por edhe pse trendi global është në rritjen e shpejtësisë (shpejtësia është rritur me 1 Mbps krahasuar me raportin e vitit të shkuar), vendet me rrjete të themeluara, e kanë të vështirë përmirësimin me spektrin që kanë të lejuar. Me sa duket, do të na duhet të presim për teknologjinë 5G që të përmirësohemi, përpara se të marrim teknologjinë celulare të gjeneratës së re.

Pas studimit, OpenSignal veçon:

Vendi me LTE-në më të shpejtë:

Singapor (37 Mbps)

Rrjetet më të shpejta me LTE:

SingTel (Singapor) 40 Mbps
StarHub (Singapor) 39 Mbps
SaskTel (Kanada) 35 Mbps

Vendi me mbulimin më të madh të LTE:

Korea e Jugut (97% herë në LTE)

Rrjeti me mbulimin më të madh të LTE:

LGT (Korea e Jugut) 99.6% mbulim me LTE

LGT (Korea e Jugut) 99.6% mbulim me LTE

lte
  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.