Edhe Instagram-i ka një inbox "Others" të fshehur, gjithashtu - Informatriks

Edhe Instagram-i ka një inbox “Others” të fshehur, gjithashtu

Deri më tani, të gjithë jemi familiarizuar me Inbox-in “Other” të Facebook dhe Messenger, mesazhet private të cilat janë filtruar në bazë të detektorëve spam dhe nëse je mik me dërguesin.

Edhe prona tjetër e Facebook, rrjeti social Instagram, gjithashtu ka një inbox për mesazhe direkte. Ndërkohë që mund të jetë më pak i përdorur, ju do të surpirzoheni kur të merrni vesh se mesazhet e inbox-it “Other” janë prezente edhe këtu. Ja se si ta zbuloni.

Fillimisht, hapni aplikacionin e Instagram-it. Dhe përshëndeteni dizajnin e ri bardh e zi nëse e keni përditësuar aplikacionin kohët e fundit.

instagram-inbox

Shikoni në lart në cep dhe shtypni ikonën e inbox-it. Mos e lejoni mungesën e numrit të mesazheve të palexuara t’ju gënjejë. Nëse keni mesazhe në inbox-in e filtruar, ose siç i quan Instagram-i “kërkesa mesazhesh”, ju do të shihni një shirit blu sipër ikonës.

Instagram

Duke qenë se llogaritë e Instagram-it mund të bëhen private, ju mund edhe të merrni mesazhe me imazhe të cilat ju nuk mund t’i shihni pa e ndjekur personin. E mërzitshme, por të paktë ju mund t’i shmangni dhe fshini llogaritë bot-e.

Screenshot_20160516-102748

Duket se Facebook qëllimisht i bën këto mesazhe të filtruara sa më të fshehura të jetë e mundur, por falë këtij mekanizmi, tani mund t’i themi të afërmve tanë që sinqerisht nuk i kemi parë mesazhet/fotot që ata na kanë etiketuar dhe shpërndarë me ne para dy javësh, pa u dashur që të bëhemi të djallëzuar.

Keni gjetur ndonjë gjë në inbox-in “Other” në Instagram? Fatmirësisht i keni gjetur ato në kohë për t’iu përgjigjur në një mënyrë të përzemërt…

  • 261 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.