Çfarë është Dark Web dhe si t’a aksesoni
Shumë prej jush mund të keni dëgjuar për këtë vend misterioz në Internet të quajtur ‘Deep Web’. Interesi në deep web dhe dark web ka qenë në rritje sipas disa të dhënave. Por çfarë është saktësisht Deep Web?
Deep web është kudo, vetëm se nuk mund të indeksohet apo aksesohet nga motorët e kërkimit si Google. Deep web në fakt është disa herë më i madh se websitet e indeksuara, dhe përfshin aktivitete të paligjshme, shumë më tepër seç ajo çfarë diskutohet në lidhje me të. Por në këtë artikull, gjbiteam.com fillimisht dëshiron që të qartësoj disa nga konfuzionet që ka ndërmjet termave që tentojnë të qarkullojnë kur diskutohet në lidhje me Internetin e panjohur.
Surface Web, Deep Web, Dark Web
Në terma të thjeshtë, Surface Web është çdo gjë që një motor kërkimi mund të gjej duke kërkuar për lidhje dhe duke identifikuar përmbajtje online, ndërsa Deep Web është çdo gjë që një motor kërkimi nuk mund të gjej. Dark Web në anën tjetër përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të Deep Web i cili është fshehur qëllimisht dhe është i paarritshëm përmes shfletuesve standart.
Të aksesosh Dark Web
Rrjeti Tor është vendi më i njohur zakonisht ku përmbajtja e dark web banon. Ky rrjet anonim përbëhet nga mijëra servera të vendosura në të gjithë botën që mbahen nga vullnetarë dhe avokatë të privatësisë në internet. Emri i tij është një akronim për “The Onion Router” referuar falë teknikës e cila krijon një rrugë përmes serverave Tor të caktuar rastësisht, para se të arrini çfarëdo faqe interneti që ju jeni duke vizituar. Gjatë këtij procesi paketat e të dhënave janë të mbështjellë me shtresa të njëpasnjëshme në çdo nyje deri në momentin kur arrin në destinacion.
Këtu është një shpjegim shumë teknik, por në terma të sakta, rezultati është se asnjëra nga nyjet nuk e di rrugën e plotë midis kompjuterit tuaj dhe një faqe interneti. Kjo e bën pothuajse të pamundur për çdokënd të gjurmoj trafikun përsëri tek ju.
Ndërkohë që gjetja e përmbajtjeve në dark web mund të marrë kohë dhe shumë durim, teknikisht, të aksesosh rrjetin Tor nuk është diçka e komplikuar mbi të gjitha. Ju thjesht duhet të shkarkoni dhe instaloni shfletuesin në dispozicion për Windows, Mac OS X, dhe Linux. Nuk ka ndonjë ndryshim me programet e tjera sa i përket instalimit dhe është shumë i thjeshtë për t’u përdorur për arsye se është vetëm një version i modifikuar i Firefox-it.
Për ata që duan të marrin masa paraprake shtesë është edhe Tails OS, një sistem operativ i boot-ueshëm që është konfiguruar paraprakisht për të rritur privatësinë dhe që mund të vihet në funksion me anë të një USB-je ose një kompjuteri virtual. Në momentin e instalimit, Tails ju udhëzon hap pas hapi përmes procesit të krijimit të softuerit në mënyrë që të mos paraqesë një sfidë për ju.
Tails mori shumë vëmendjen e shtypit kur u zbulua se Edward Snowden po e përdorte atë për të shmangur NSA. Qëllimi i tij i vetëm është të ruaj privatësinë dhe anonimitetin tuaj në internet duke u mbështetur në rrjetin Tor dhe mjete të tjera për të mbajtur sekret aktivitetin tuaj.
Çfarë mund të gjej në Dark Web?
Pothuajse çdo lloj produkti dhe shërbimi i diskutueshëm, ilegal dhe legal mund të gjendet në këtë pjesë të errët të internetit. Një nga shembujt më të shquar është Road Silk, një treg tashmë i vdekur në internet ku ju mund të blinit drogë, të punësonit një vrasës me pagesë, të blenit pasaporta dhe informacione kartash krediti, armë dhe shumë gjëra të tjera.
Por edhe pse teknologji të tilla si Tor janë përdorur për të lehtësuar aktivitetet e paligjshme, teknologjia në vetvete nuk është krijuar me një qëllim të keq. Në fakt, ju mund të befasoheni kur të mësoni se Tor u krijua me mbështetjen financiare të qeverisë së SHBA-së, si një mjet për nxitjen e demokracisë në regjimet represive, dhe kjo është pikërisht për të cilën është përdorur për shumë kohë. Është bërë i njohur nga gazetarë dhe aktivistë dhe madje edhe qytetarë të rregullt që vlerësojn privatësinë dhe lirinë e shprehjes.
Si të kërkoni në Dark Web
Fillimisht ju duhet të instaloni dhe përdorni Tor. Shkoni tek Tor Project dhe klikoni mbi butonin Tor Browser për ta shkarkuar, i cili përmban të gjitha mjetet e nevojshme. Mbas shkarkimit klikoni mbi të për ta instaluar, ndiqni udhëzimet dhe në fund hapni shfletuesin. Pas kësaj, klikoni Connect direkt. Prisni sa të lidhet me rrjetin Tor dhe vazhdoni lundrimin.
Në varësi të asaj se çfarë keni ndërmend të bëni në Dark Web, disa përdorues rekomandojnë të mbuloni kamerën e laptopit tuaj për të parandaluar përgjimin.
Gjëja e vështirë është të dini ku të kërkoni. Nga këtu ne thjesht na ngelet t’ju urojmë fat dhe lundrim të sigurtë. Në momentin që hyni në Dark Web, ju do të jeni në gjendje të aksesoni këto sajte për të cilat tabloidet u referohen. Kjo do të thotë se ju do të jeni vetëm një klikim larg sajteve që shesin drogë, armë dhe gjëra akoma më të tmerrshme.
Sajte të tilla si Reddit ofrojnë listat e linkesh, siç bëjnë dhe disa të tjerë, duke përfshirë thehiddenwiki – një listë që ofron akses në disa vende shumë të këqija. Gjithashtu, sajtet Dark Web bllokohen herë pas herë, për shkak të natyrës së tyre të errët.
Asgjë nuk është 100% e sigurtë apo anonime
Edhe pse shfletuesi Tor ju mbron duke kaluar trafikun tuaj nëpër IP të ndryshme, dhe Tails OS përfshin kriptim të ndërtuar brenda, asgjë nuk është 100% anonime apo e sigurt. Websitet e Tor dhe Tails listojn një numër rekomandimesh dhe praktikash se si të lundroni anonim në mënyrën më të mirë të mundshme, si p.sh. përdorimi i website-ve HTTPS, duke shmangur shtojcat e shfletuesve dhe sigurisht, duke mos dhënë detajet personale websiteve që ju vizitoni.
KUJDES: Ky artikull është menduar nga gjbiteam.com si një udhëzues në lidhje se çfarë duhet të dini rreth Dark Web dhe jo një mbështetje ose inkurajim që ju të ndiqni një rrugë të paligjshme apo imorale.