Adobe do heqë qafe FLASH-in.

Më në fund Adobe do zhdukë FLASH-in, softuerin i cili ka ndihmuar ta bënte internetin një vend më të mirë, me grafika të shkëlqyer, animacione, lojra, aplikacione si dhe në sjelljen online të shumë e shumë videove, por që është urryer prej vitesh nga njerëz të thjeshtë e zhvillues, për natyrën e tij të rrëmujshme.
Fundi i një epoke dhe për Adobe Flash është afër. Adobe deklaroi të martën se kompania mund të ndalë së sjelluri përditësime si dhe shpërndarjen e Flash Player, në fund të 2020-s. Kjo levizje është duartrokitur nga shumë individë për arsyen se Adobe Flash ka qenë pak famëkeq në sulmet që kanë ardhur në drejtim të kësaj të fundit, që për shumë kohë ka qenë një nga mjetet më të preferuar për hakerat dhe kriminelët kibernetik.

Kanë kaluar dy dekada qëkur Adobe Flash zotëronte Arenën e Animacioneve në Hapësirën e Internetit, e cila ishte standarti de facto për luajtjen e videove online, por që hakerat gjithnjë e më shumë kanë gjetur mënyra për të shfrytëzuar vrima të cilat janë gjetur të hapur në sigurinë e teknologjisë, dhe të kryejnë hakime në kompjuterat e përdoruesve.

“Ne do ndalojmë së përditësuari dhe shpërndari Flash Player-in në fund të 2020-s si dhe inkurajojmë krijuesit e përmbajtjeve t’i kalojnë përmbajtjet ekzistuese me Flash në formate që janë hapur të reja,” ka shkruar Adobë në faqen e vet të internetit.

Deri në 2020-n, Adobe do vazhdojë të jetë partner me Apple, Google, Facebook, Microsoft dhe Mozilla për të ofruar përditësime sigurie për Flash Player-in në shfletuesit e tyre në mbështetjen e versioneve të reja të softuerit, por vetë kompania nuk do sjellë më asnjë veçori të re të Flash-it.

Në vitin 2010, ish CEO i Apple Steve Jobs e ka quajtur Flash Player-in të vjetëruar dhe të skaduar. Më herët vitin e fundit edhe Google filloi të hiqte Adobe Flash Player në Chrome 53 në nder të HTML5, duke hequr banerat me Flash nga platforma e saj e reklamave, Adwords. Për ta ndalur përfundimisht Flash-in, shumë kompani me emër si Apple, Facebook, YouTube, Google Chrome, Firefox janë drejtuar për tek zëvëndësuesi i ri – HTML5.

  • Microsoft ka deklaruar planet e tij për të ç’aktivizuar vetvetiu Flash Player-in në Edge dhe Internet Explorer në vitin 2019, duke e hequr plotësisht nga të gjitha versionet e suportueshme të Windows në vitin 2020.
  • Google do vazhdojë të përjashtojë Flash-in përgjatë viteve të ardhshme duke bllokuar vetvetiu luajtjen automatike të reklamave me Flash në shfletuesin e saj.
  • Në janarin e këtij viti, YouTube hoqi dorë nga Flash-i për të “çliruar” videot.
  • Gjithashtu edhe Mozilla e bllokoi krejtësisht shtojcën e Flash-it nga Firefox-i dhe do lejojë përdoruesit e Lançimit të Mbështetjes së Zgjeruar të Firefox (anglisht, ESR), të vazhdojnë të përdorin Flash-in deri në fund të 2020-s.
  • Safari i Apple për momentin kërkon leje të qartë në çdo faqe interneti që vizitohet, edhe kur vetë përdoruesit e Mac kërkojnë të instalojnë Flash-in.

Data e “funeralit” të Flash-it është 31 Dhjetor 2020.

Megjithatë, kompania do vazhdojë të paraqesë animacionin më të mirë dhe mjetet për video, si Adobe Animate CC, animacioni premiere i kompanisë për zhvillimin e përmbajtjeve në HTML5. Adobe Animate CC i cili duket më shumë si një përditësim i softuerit Flash Professional, mbështet Adobe Flash (SWF) dhe formatet AIR bashkë me animacione dhe formate të tjera videosh, duke përfshirë këtu HTML5 canvas, 4K dhe WebGL.