4 aplikacione Android që ju ndihmojnë të kyçni aplikacionet tuaja duke përdorur sensorin e shenjave të gishtave

Skaneri i gjurmëve të gishtave qe një nga karakteristikat më të reja të flagship-ve të vitit 2015. Por tani me këtë sensor që ka filluar të bëhet “mainstream”, ne po shohim shumë telefona të rinj buxhetor të pajisur me këtë funksion. Ndërsa përdorimi më i zakonshëm i skanerit të gjurmëve të gishtave është ç’kyçja e pajisjes tuaj, atë gjithashtu mund t’a përdorni për kyçjen/ç’kyçjen e aplikacioneve tuaja.

Disa OEM e ofrojnë këtë opsion të ndërtuar brenda në softuer. Por ka shumë OEM që nuk e ofrojn këtë opsion, dhe në këtë rast ju mund të përdorni aplikacionet e palës së tretë për të kyçur aplikacionet në pajisjen tuaj duke përdorur gjurmët e gishtave. Më poshtë gjbiteam.com ju ka listuar aplikacionet më të mira të palës së tretë që ju lejojnë të kyçni aplikacionet në pajisjen tuaj.

1. App Lock:

App Lock është një aplikacion falas që ju lejon të bllokoni aplikacionet tuaja me PIN dhe fjalëkalimin. Por nëse ju keni një pajisje me sistem Android 6.0 dhe skaner gjurmësh gishtash, ju mund t’a përdorni atë për të kyçur aplikacionet tuaja.

App Lock automatikisht vazhdon dhe mbron aplikacionet tuaj të kyçur në momentin kur starton telefoni dhe është shumë i shpejtë në ç’kyçjen e aplikacioneve.

Screenshot_20160428-134056

Screenshot_20160428-134214

2. FingerSecurity:

FingerSecurity është aplikacioni i parë që lejon përdoruesit e një pajisje Android me një sensor gjurmësh gishtash të mbrojn aplikacionet e tyre duke përdorur shenjat e gishtave të tyre. FingerSecurity ju lejon të mbroni çdo aplikacion me gjurmët e gishtave tuaj. Ju gjithashtu mund përdorni metoda të tjera alternative për të zhbllokuar pajisjen e cila përfshin PIN ose fjalëkalim.

FingerSecurity do të punojë vetëm në pajisjet Android me një sensor gjurmësh gishtash. Edhe në qoftë se pajisja juaj ka një sensor të tillë, ka mundësi që aplikacione të mos funksionojë, kjo për shkak të kufizimit të pajisjeve që ky aplikacion mbështet.

Screenshot_20160428-135332

Screenshot_20160428-135422

3. App Locker: Fingerprint:

App Locker është një tjetër aplikacion falas që ju lejon të mbroni aplikacionet tuaja me fjalëkalim ose PIN. Nëse telefoni juaj ka një skaner gjurmësh gishtash dhe Android 6.0 (Marshmallow) metoda e kyçjes së aplikacionove duke përdorur shenjat e gishtave tuaj gjithashtu do funksionoj.

Screenshot_20160428-140717Screenshot_20160428-140532

4. AppLock – Fingerprint Unlock:

AppLock është një aplikacion falas dhe që ofron të njëjtën gjë. Aplikacioni mund të mbështesë kyçjen e aplikacioneve me anë të gjurmëve të gishtave tuaj vetëm nëse keni një pajisje Samsung me Android 6.0 dhe një sensor gjurmësh gishtash. Ju mund të mbroni aplikacione dhe cilësime të ndryshme si Wi-Fi, Bluetooth, telefonatat hyrëse, Instalimi/Ç’instalimi i aplikacioneve, Play Store, Shfletuesin, dhe Settings.

Screenshot_20160428-141821

Screenshot_20160428-140717