Një prezantim në botën hutuese të Emoji-ve

Emoxhitë kanë ndryshuar shumë përgjatë viteve të fundit dhe janë bërë edhe më të famshme. Fatkeqësisht, ndonjëherë ato mund të krijojnë keqkuptime në komunikimet tona të përditshme. Fshihet ndonjë arsye pas kësaj? Prodhuesit e telefonave pëlqejnë të vendosin gërshetimet e veta në këto ikona të vogla, të cilat mund të ndryshojnë në mënyrë drastike përmes platformave. Pa shtuar asgjë më tepër, ju paraqesim me prezantimin tonë në botën e emoji-ve.

Emoxhitë: Një shkencë më vete.

Me emoxhitë ju mund të shprehni pothuajse çdo emocion si dhe mund të tregoni një histori të tërë. Keni marrë ndonjëherë një mesazh i cili përbëhej vetëm nga një emoxhi? Ndonjëherë këto janë të vështira të shpjegohen duke qenë se aty është një pako e vetme dhe universale emoxhish kështu që edhe shpjegimet e interpretimet mund të ndryshojnë mes individëve të thjeshtë apo dhe mes kulturash. Disa njerëz hezitojnë t’i përdorin emoxhitë nëse nuk e dinë se çfarë kuptimi kanë apo nëse mund të keqkuptohen.

Ka shumë versione unikë të secilit emoxhi. / © INFORMATRIKS

Në tabelën mësipër ju do të gjeni një pasqyrim të shkurtër të disa emoxhive përmes platformave të ndryshme. Ju do vëreni menjëherë që secili emoxhi ka një sërë ndryshimesh të cilat mund të interpretohen ndryshe në varësi të platformës që ju dhe bashkëbiseduesi juaj përdorni. Ndryshimet janë veçanërisht të dukshme tek fytyrat me buzëqeshje.

Kuptimet dhe lakimet e emoxhive

Thjesht për një fytyrë të buzëqeshur aty ka një larmishmëri variacionesh. Ndërkohë që ndryshimet në dizajn nuk janë të shumta, nënkuptimi i intensitetit të së qeshurës, është i ndryshuar. Për shembull:

  • ? ► Një fytyrë e qeshur
  • ? ► Një fytyrë mjaft e qeshur e cila është më shumë miqësore falë syve pak më të hapur

Një tjetër fytyrë e qeshur e cila gjithmonë ka shkaktuar keqkuptime është ajo e Fytyrës së Zgërdhirë me Sytë e Qeshur. Kjo e fundit është ndryshuar me vendosmëri në përditësimin e fundit të emoxhive të Apple/WhatsApp. Është një zgërdhirje e madhe me karakterizim të mirë të dhëmbëve që bën të duken të lumtura. Siç mund ta shihni tek lista më sipër, jo të gjithë ofruesit e emoxhive kanë  sjellë një version më të ri e më të qartë të fytyrës së qeshur. Në dizajnin e Google, buzëqeshja duket më e zymtë, sikur tregon vetëm dhëmbët jo se po qesh me të vërtetë.

  • ? ► Dizajni i ri i Apple/WhatsApp, duket edhe më miqësor se më parë.

Sigurisht që ne nuk mund t’i marrim të gjithë emoxhitë me rradhë në këtë artikull sepse të gjitha emoxhitë do hanin përmbajtje të pafundme faqesh shkrim. Fatmirësisht ka faqe interneti që merren vetëm me emoxhitë dhe ne ju rekomandojmë Emojipedia.org/ për të gjitha shpjegimet që do ju duhen. Mendojeni si një fjalor për emoxhitë.

Emoxhitë e reja mund të jenë edhe problematike sepse ndoshta nuk shfaqen si duhen dhe me probleme ose nuk suportohen nga smartfoni i marrësit. Përditësimi i ri i iOS 10.2 solli një seri krejtësisht të re emoxhish, duke përfshirë këtu:

  • ? ► Po Qesh aq Fort Sa po Rrokullisem (anglisht ROFL)
  • ? ► Fytyra e Entuziasmuar
  • ? ► Fytyra me Shprehi Gati për të Vjellë

 

Nuk është se ka gjithmë rëndësi ajo që ju dërgoni

Është e rëndësishme që të mbani mend se në varësi të smartfonit që po përdoret, emoxhitë ndryshojnë. Për shembull telefonat HTC dhe Samsung kanë pakot e tyre me emoxhi. Aplikacione të caktuara mund të përdorin pakon e tyre të emoxhive, si WhatsApp dhe Facebook Messenger. Këto aplikacione mund t’ju lejojnë të përdorni emoxhitë vetjak të telefonit dhe të përdorni të tyrin.

Me Android O, google prezantoi emoxhitë krejtësisht të rinj, edhe më rrethorë për të zëvëndësuar të vjetrit. / © INFORMATRIKS

Nëse dërgoni një emoxhi në WhatsApp apo në një aplikacion tjetër që emoxhitë e veta, ky do jetë me siguri fiks po i njejti emoxhi që marrësi do shohë. Nëse dërgoni një emoxhi nëpërmjet një mesazhi, këtu fillon ndryshimi. Ju do shihni emoxhi në varësi të versionit të telefonit tuaj dhe marrësi do shohë emoxhi në varësi të telefonit të vet (gjë që mund të ndryshojë). Siç edhe e keni parë më sipër, versionet e një emoxhi të vetëm mund të ndryshojnë gjerësisht, kështu që mos u habisni nëse nga marrësi shihni një reagim krejtësisht ndryshe nga ai që prisnit.

Ç’mendim keni për emoxhitë?