Apple prezanton iPhone SE, një iPhone me ekran 4 inç dhe karakteristika të iPhone 6s, i cili do të kushtojë $400

Ka shumë persona që vazhdojnë të pëlqejnë iPhone 5S (përfshirë këtu edhe mua), por nuk ka dyshim se parametrat e 2013-ës në këtë pajisje po vjetrohen disi. iPhone SE është iPhone i parë me të cilin Apple përpiqet të ndërtojë një smartphone të vogël, në epokën e smartphone-ve të mëdhenj. Duket gati njëlloj si iPhone 5S, por ka procesor A9 dhe M9, të cilët janë edhe në iPhone 6S, flagshipin e momentit të Apple. Ka gjithashtu edhe një kamera të përmirësuar 12 megapiksel me Live Photos dhe video 4K, gjithashtu edhe suport për Apple Pay (iPhone 5S pati Touch ID por nuk mjaftonte për të siguruar Apple Pay). iPhone SE do të fillojë nga $400 për modelin 16GB; çmimi më i ulët ndonjëherë për iPhone, madje ka edhe një model 64GB i cili kushton $500.

iphonese_chipset

Me të gjitha përmirësimet e tjera harduerike, vijnë plot karakteristika nga iPhone 6: blici “Retina” i kamerës së përparme, “Hey Siri”, dhe suport për LTE dhe Wi-Fi 802.11 AC më të shpejtë. Apple thotë se përmirësimet në harduerin e iPhone SE e bëjnë këtë të fundit dy herë më të shpejtë se iPhone 5S kur bëhet fjalë për performancën e CPU-së, dhe performanca e GPU-së është gati tre herë më e shpejtë.

Ndërkohë që sipas thashethemeve iPhone SE do të kishte cepa të lakuara të ngjashëm me iPhone 6, Apple nuk e ndryshoi shumë nga iPhone 5S. I vetmi ndryshim që vihet re që cepat nuk janë të lëmuar si tek iPhone 5S, karakteristikë kjo që nuk do ta lejojë atë të gërvishtet. Duke ditur se Apple është përqendruar më shumë të na surprizojë ne me iPhone-in e saj flagship të radhës, nënkupton që thjeshtë po riciklon një dizajn ekzistent.

iphonese_specs

iPhone SE është veçanërisht interesant sepse shënon herën e parë që Apple vendos karakteristikat më të fundit në një iPhone me dizajn të vjetër. Në vend që t’i shesë këta të fundit me një çmim të ulët, Apple dizenjoi dhe ndërtoi një pajisje krejt të re. Çmimi i tij është gjithashtu joshës. duke qenë që do t’i interesojë më shumë njerëzve të cilët refuzojnë të blejnë celularë me kontrata.

iPhone SE

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.