fbpx

Apple prezanton iPad Pro 9.7 inch

Si pjesë e eventit të tij, Apple ka prezantuar një version të ri 9.7 inç të iPad Pro i cili kushton duke filluar nga $ 599. Pajisja përmban po të njëjtat karakteristika të brendshme si vëllai i tij i madh 12.9 inç, i cili vjen me një çip A9X, mbështetje për Apple Pencil dhe Smart Connector. Edhe pse në shumë aspekte, iPad Pro 9.7 inch është i njëjtë me atë 12.9 inç, përmban përmirësime të konsiderueshme në departamentin e kameras. iPad Pro 9.7 inç ka një kamer të pasme 12 megapiksel, video regjistrim 4K dhe një kamera para 5 megapiksel.

Apple thotë se iPad i ri përmban një ekran me “Tonalitet të Vërtetë”, i cili automatikisht përshtat njgyrën e temperaturës së ekranit bazuar në mjedisin e dhomës.

Së bashku me të, Apple ka prezantuar dhe një tastiere të re të vogël. Apple Pencils ekzistues janë kompatibël me pajisjen e re. Apple e ka përshkruar iPad Pro si një zëvendësus PC-je përfundimtar.

Ashtu si me iPad-in e madh, Apple Pencil lejon përdoruesit të ndërveprojnë me ekranin e tabletit. Apple Pencil mund të përdoret për të lundruar nëpër gjithë ndërfaqen e përdoruesit, dhe nuk është projektuar për qëllime që shkojn më larg se vizatimi.

Ekrani është 40% më pak reflektues se iPad Air, gjë që e bën atë, tabletin me reflektimin më të ulët. Pajisja është gjithashtu 25% më e ndritshme se një Air iPad 2. Ekrani gjithashtu punon me Night Shift, i cili vjen në iOS 9.3.

Ashtu si iPad-i 12.9 inç, edhe ky ka katër altoparlant për audio stereo në varësi të orientimit. Njëjtë me iPhone 6S, iPad Pro i ri sjell karakteristikën Hey Siri, i cili është gjithmonë zgjuar për t’ju dëgjuar.