BitDefender dhe Kaspersky janë antivirusët më të mirë për 2016.
Gjatë vitit të shkuar, “AV-Comparatives” ka qenë i zënë duke nënshtruar motorët e 21 antivirusëve në një sërë testimesh rraskapitëse dhe me ardhjen e fundvitit, kompania ka publikuar raportin vjetor për vitin 2015, një tregues kjo se cili mund të jetë antivirusi më i mirë për këtë vit.
Testimi jo vetëm që ka përfshirë zbulimin e skedarëve apo fshirjen e viruseve, por është testuar edhe performanca. “AV-Comparatives” kanë kërkuar antivirusin që ka mjetet më të mira mbrojtëse, por edhe atë që nuk e rëndon kompjuterin tuaj gjatë një skanimi.
21 antivirusët që “AV-Comparatives” testuan ishin: Avast Free Antivirus, AVG Internet Security, Avira Antivirus Pro, Baidu Antivirus, Bitdefender Internet Security, BullGuard Internet Security, Emsisoft Anti-Malware, eScan Internet Security Suite, ESET Smart Security, F-Secure Internet Security, Fortinet FortiClient (me FortiGate), Kaspersky Internet Security, Lavasoft Ad-Aware Free Antivirus+, McAfee Internet Security, Microsoft Windows Defender për Windows 10, Panda Free Antivirus, Quick Heal Total Security, Sophos Endpoint Security and Control, Tencent PC Manager, ThreatTrack VIPRE Internet Security, dhe Trend Micro Internet Security.
Kur “AV-Comparatives” hoqën vijën në fund, BitDefender dhe Kaspersky luftonin për vendin e parë, disa burime për GJBITeam thonë se duke qenë që BitDefender e mori çmimin “Produkti i vitit” edicionin e kaluar, “AV-Comparatives” vendosën që (nëpërmjet disa rregullave të fshehta) t’ia jepnin çmimin këtë vit Kaspersky-t.
Disa çmime të tjera që mund t’ju interesojnë:
Mbrojtja më e mirë:
Medalja e Artë – Bitdefender, Kaspersky
Medalja e Argjendtë – Avira
Medalaj e Bronztë – Tencent
Zbulimi më i mirë i skedarëve:
Medalja e Artë – Bitdefender, Kaspersky
Medalja e Argjendtë – Avira
Medalaj e Bronztë – Emsisoft, Lavasoft, BullGuard, eScan
Fals-Pozitivi më i ulët:
Medalja e Artë – Microsoft
Medalja e Argjendtë – ESET
Medalaj e Bronztë – Panda
Përgjithësisht më i shpejti:
Medalja e Artë – Avast
Medalja e Argjendtë – Avira
Medalaj e Bronztë – Emsisoft, Kaspersky
Detektimi më i mirë i malware-ve:
Medalja e Artë – Bitdefender
Medalja e Argjendtë – Kaspersky
Medalaj e Bronztë – ESET
Medalja e Artë
[box type=”info” style=”rounded”]Ky test vlerëson se si antivirusët reaguan ndaj kërcënimeve të reja, të panjohura.[/box]
Fshirja më e mirë e malware-ve:
Medalja e Artë – Kaspersky
Medalja e Argjendtë – Avast, Bitdefender
Medalaj e Bronztë – AVG, Avira
[box type=”info” size=”large” style=”rounded”]Materialin e plotë të klasifikimit të antivirusëve për vitin 2016, mund ta shikoni në lidhjen më poshtë:[/box]
[button link=”http://www.av-comparatives.org/wp-content/uploads/2016/01/avc_sum_201512_en.pdf” icon=”file-o”]Klasifikimi i plotë i antivirusëve (anglisht, PDF)[/button]