Shfletimi Privat në Microsoft Edge nuk është dhe aq privat

Shfletuesi Edge i Microsoft u lançua në fund të verës së kaluar. Gjigandi i teknologjisë më në fund hodhi poshtë shfletuesin e lashtë dhe të vjetëruar Internet Explorer në favor të diçkaje më bashkëkohore, por që ende nuk ësht pjesë e platformave të tjera dhe akoma nuk ka mbështetje për shtojca (megjithëse kemi dëgjuar që mund të vijnë së shpejti). Përballë këtyre tipareve që mungojnë, gjbiteam.com raporton se shfletuesi Edge ka devijuar disi rrugën që Microsoft do kishte dashur. Dhe tani një goditje e rëndë për shfletuesin sapo është zbuluar, dhe ka lidhje me mungesën e privatësisë kur kaloni në opsionin Incognito.

Ashish Singh është një studiues i sigurisë i cili ka kryer një hetim të thelluar në shfletuesin Edge. Sipas tij, shfletuesi Web nuk fshin të dhënat kur ju keni aktivizuar shfletimin në Privat (Incognito ) dhe në vend që informacioni të zhduket, ai ndodhet ende i ruajtur në dosjen e Web Cache të shfletuesit. Më konkretisht, faqet që ju vizitoni duke përdorur Edge mbeten në të njëjtën tabelë ku ruhet historia kur shfeletoni normalisht.

“Shumë artifakte ruhen nga shfletuesi, gjë që e bën ekzaminimin mjaft të lehtë. Megjithatë, ka faza kur provat nuk gjenden aq thjeshtë. Shfletimi jo dhe aq privat në Edge e bën qëllimin e saj të dështojë “, shkruante Singh në Forensic Focus.

Është e rëndësishme të theksohet se Microsoft nuk është kompania e vetme që duhet të jap disa shpjegime në lidhje shfletimin privat. Më parë në Janar, u raportua se një bug brenda driverave të GPU-ve Nvidia shkaktonte që faqet e internetit të shfletuera në Incognito Mode në Google Chrome të ishin të pranishme në ekranin e përdoruesit. Në këtë rast, megjithatë, çështja nuk ishte e Google-it, por e Nvidia-s. Microsoft u shpreh në një daklaratë se kompania është në dijeni të situatës.

Deklarata thoshte: “Sa i përket raportit që pretendon se mundësia e shfletimit në Web nuk është duke punuar ashtu siç është dizenjuar, ne jemi të përkushtuar për të zgjidhur këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur.”