LG do lançojë dy flagship këtë vit
Siç ndoshta mund ta keni vënë re tashmë, LG ka publikuar rezultatet e tyre financiare për vitin e kaluar. Kompania ka arritur të shesë 59.7 milionë telefona të mençur, 0,6 milionë më shumë se vitin e kaluar. Të ardhurat e LG-së, si një e tërë, janë më pak se vitin 2015, dhe kompania po kërkon një mënyrë për të ndryshuar gjërat për këtë vit. Kemi shumë thashetheme në lidhje me LG G5, disa prej të cilave thonë se LG mund të prezantoj flagshipin e tyre të ri gjatë muajit të ardhshëm në Kongresin Botëror Mobile.
Përveç asaj që u tha, LG solli dhe një informacion mjaft interesant së bashku me infot financiare të kompanisë. Websiti gjbiteam.com raporton se gjiganti Korean u shpreh se do të lançoj “dy modele të ri flagship” këtë vit, e cila pak a shumë vërteton se të dy pasaardhësit e G5 dhe V10 po vijnë. Ka shans, natyrisht, se LG nuk do ta prezantoj gjeneratën e dytë të LG V10, ose ka shumë mundësi që ta quajnë ndryshe.
Tani, duke gjykuar nga thashethemet dhe rrjedhjet që ne kemi parë deri tani, LG G5 do të jetë dukshëm më ndryshe se paraardhësi i tij. Bazuar në rrjedhjet, telefoni nuk do ketë më butonat fizik para tij, e cila duket si një lëvizje e çuditshme nga LG, por rrjedhjet mund të jenë të rreme, natyrisht. G5 pritet të vijë i gjithi prej metali, dhe ekrani tij do të jetë diku në mes 5.5 dhe 5.7-inç. Android 6.0 Marshmallow pothuajse me siguri do të vijë i para-instaluar në G5, bashkë me LG UX UI mbi të, si gjithmonë. Kamera 16-megapixel është përmendur edhe një herë, edhe pse me siguri do të jetë një përmirësim i kamerës 16-megapixel që kemi parë në G4. Kjo është pak a shumë e gjitha. LG do të prezantojë G5 gjatë MWC, ose diku mes Marsit dhe Prill, por ju kujtojmë dhe një herë që këto janë thjesht thashetheme, asgjë nuk është e konfirmuar deri tani.