Chromer ju lejon që të shfletoni nga aplikacione të palës së tretë sikur të ishit në Chrome
Nëse jeni shumë të varur nga Google Chrome, ndoshta dëshironi ta përdorni atë kudo që shkoni, kur jeni në desktop, tablet, ose në telefon. Por, kur jeni duke përdorur një aplikacion, dhe befas hapni një lidhje, ajo ju çon në një shfletues të vogël që padyshim nuk është Chrome i juaj i dashur. Po nëse instaloni një aplikacion që kthen shfletuesin me të cilin vjen i pre-instaluar në shfletuesin që ju dëshironi? Në thelb kjo është ajo çfarë Chromer bën.
Aplikacioni përdor një funksion të quajtur Custom Tabs e cila ju lejon të përdorni motorin e plotë të Chrome kur klikoni në lidhjet e lartpërmendura, pa pasur nevojë të largoheni nga aplikacioni që jeni duke përdorur. Do të jeni në gjendje të përdorini të gjitha karakteristikat e Chrome që doni, si aksesimi i fjalëkalimeve të ruajtura (e mirë për njerëzit që janë gjithmonë konfuz me fjalëkalimet), ruajtjen e të dhënave, dhe më e rëndësishmja, faqet që ngarkohen relativisht më shpejtë.
Ky është Chrome në gjendjen e tij themelore, por ende i dobishëm. Aplikacionin Chromer mund ta shkarkoni në Play Store, falas. Gjithashtu ju duhet të përdorni versionin e 45 të Chrome dhe më të lartë që të jeni në gjendje për të përdorur aplikcionin siç duhet.