Gjiganti i antiviruseve Avast blen rivalin e tij AVG për 1,3 miliard dollarë

Avast, i cili është i njohur si antivirusi me numrin më të madh të përdoruesve në të gjithë botën, me rreth 230 milion, ka deklaruar sot se ka përvetësuar rivalin e tij AVG për 1,3 miliard dollarë në një marrëveshje me para në dorë.

Të dyja firmat i kanë bazat në Republikën Çeke. Transaksioni do të lejojë Avast të zgjerojë biznesin e tij në më shumë tregje rreth botës. Bashkë, të dyja kompanitë kanë një numër përdoruesish prej 400 milion, duke përfshirë edhe 16 milion njerëz të cilët përdorin produktet e tyre të sigurisë për smartphone.

Avast shpreson se blerja e re do ta lejojë atë që të krijojë shërbime sigurie më të mira për sektorët si bizneset e mesme dhe të vogla dhe harduerët IoT. Ende nuk është e qartë nëse gjiganti i antiviruseve do ta bashkojë markën e AVG me atë të tijën, apo do të vazhdojë t’i shesë ato nën markat ekzistuese.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.