Jelly Bean (4.1) vazhdon të jetë versioni më i përhapur i Android
Më shumë se 80 për qind e pajisjeve Android po punojn me një version të vjetëruar të sistemit operativ. Këto janë rezultatet e një hetimi në mesin e përdoruesve të G DATA, e cila si funksion ka zgjidhjen e sigurisë për Android.
G DATA beson se vonimi në adaptimin e versioneve të reja qëndron tek vonesat e gjata para se prodhuesit të lëshojn përditësimet në pajisjet e tyre, si dhe faktin se disa pajisje thjesht nuk e mbështesin versionin e fundit të Android.
Raporti i plotë mund të gjendet në këtë link (PDF). Është bërë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 dhe nuk përfshin Android 6.0 Marshmallow.
Android Jelly Bean (4,1-4,3) është ende versioni më i përhapur i sistemit operativ të Google, i cili merr 36.93 për qind të tregut. Kitkat doli e dyti, me 20.29 për qind, ndërsa Ice Cream Sandwich ka një pjesë 10.66 për qind të tregut.
Deri në fund të tremujorit të tretë të vitit 2015, analistët G DATA kishin numëruar tashmë më shumë raste tl maluerëve në Android (1,575,644) më shumë se sa në të gjithë vitin 2014 (1,548,129). 574,706 variacione të ndryshme të maluerëve në Android janë gjetur vetëm në tremujorin e tretë. Kjo paraqet një rritje prej 50 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sa i përket të ardhmes, eskpertët e sigurisë të G DATA presin të shohim një rritje në kompleksitetin e maluerëve në Android dhe qëllimi i tyre do të jetë më shumë i fokusuar në manipulimin e transaksioneve bankare në internet.