CIA mund ta kthejë router-in tuaj në një përgjues

A ka router-i juaj sy? Jeni të sigurt?

CIA mund të rishkruajë një pjesë të softuerit të një router-i për të gjurmuar aktivitetin e internetit të atyre që e përdorin atë, sipas informacionit të lëshuar të Enjten nga WikiLeaks.

Nëse po e lexoni këtë në shtëpi, ndoshta jeni në gjendje ta bëni këtë për shkak të një router-i. Nëse e lexoni këtë në punë ose në një kafene me Wi-Fi, është po e njëjta gjë.

Nëse CIA e instalon atë, një agjent që monitoron trafikun përmes atij router-i do të jetë në gjendje të marr informacione të tilla si fjalëkalimet e një personi. Ai agjent mund gjithashtu të drejtojë trafikun e një personi që lundron në internet nëpërmjet atij router-i, duke e dërguar atë person në një numër vendesh në të cilat do t’i kërkohet të shkarkojë disa lloj malware.

Kushdo që përdor një router të bërë nga Belkin, Dell, DLink, Linksys, Motorola dhe disa kompani të tjera mund të ketë një router të komprometuar, dhe nëse CIA e sheh si të arsyeshme, WikiLeaks pretendon se agjencia mund të kompromentojë router-at para se ata të arrijnë në duart e klientëve.

Ndonëse CIA është në gjendje të kompromentojë disa router-a pa i prekur ato fizikisht, Wikileaks thotë se metoda e preferuar e CIA-s është të shenjestrojë një router që nga linja e furnizimit, duke instaluar firmuerin e tyre dhe monitoruar atë nga larg.

WikiLeaks ka publikuar informacione për teknikat e hackimit të CIA-s për disa javë me radhë dhe megjithëse një pjesë e mirë e informacionit duket e ligjshme, ka arsye që këto informacione nga WikiLeaks të lexohen me pak skepticizëm.