Disa aplikacione me pagesë për iPhone të cilat mund ti shkarkoni falas

Këto janë disa aplikacione me pagesë për iPhone dhe iPad të cilat janë në dispozicion falas për një kohë të kufizuar nga zhvilluesit e tyre. Nuk ka asnjë mënyrë për të treguar se për sa kohë këto aplikacione do të jenë falas. Koha e limituar mund të jetë pas një orë, ose pas një javë nga tani – natyrisht, e vetmja gjë që ne mund të garantojmë është se ata ishin falas në kohën e shkrimit të këtij artikulli. Nëse ju klikoni mbi njërin nga aplikacionet dhe shihni çmimin e listuar pranë aplikacionit në vend të fjalës “Free/Get”, nuk është më falas.

Easy Translation

Easy Translation

Normalisht $9.99

Easy Translation, është një mjet i fuqishëm përkthimi për përdoruesit e iPhone. Me mbështetjen e rreth 32 gjuhëve, ky aplikacion, ofron përkthimin më të mirë të mundshëm për tekstin tuaj.

Dëshironi të përktheni një tekst? Nuk ka problem, zgjidhni gjuhët, shkruani tekstin tuaj dhe klikoni butonin. Kaq!

Karakteristikat:

    • Përkthen tekstin tuaj në 32 gjuhë të huaja.
    • Mund të vendosni një tekst duke shkruar ose folur.
    • Mund ta shpërndani tekstin tuaj në Facebook, Twitter apo WhatsApp.
    • Mund të kopjoni tekstin tuaj me një trokitje të lehtë.
    • Aplikacioni mund të lexoj me zë të lartë tesktin e vendosur dhe përkthimin, gjithashtu.

Një lidhje interneti është e nevojshme.

Rain Notification

Rain Notification

Normalisht $0.99

Do bjerë shi?

Merrni një njoftim dhe mos harroni të merrni një çadër me vete!

Me aplikacionin Rain Notification ju do të merrni një njoftim se kur është është gati të bjerë shi.

Aplikacioni kontrollon vazhdimisht parashikimin e motit në zonën tuaj, në mënyrë që të dijë nëse do bjerë apo jo shi. Aplikacioni punon vazhdimisht në sfond, në mënyrë që ju të mos lodheni duke e kontrolluar atë përsëri dhe përsëri.

Pasi të kemi përcaktuar se do të bjerë shi në vendin ku ndodheni ju, ju do të merrni një njoftim në lidhje me kushtet e motit.

Done

Done

Normalisht $0.99

Done ju lejon që të krijoni dhe menaxhoni lehtë axhendën tuaj, shënimet etj. Duke u fokusuar në thjeshtësinë e përdorimit, Done ju ndihmon të bashkëveproni me përmbajtjen tuaj pa marrë parasysh se ku ndodheni.

Speech Recogniser

Speech Recogniser

Normalisht $8.99

Me këtë aplikacion revolucionar, ju nuk do ju duhet të shkruani më asgjë. Me Speech Recogniser, ju thjesht flisni dhe e folura juaj do të konvertohet menjëherë në tekst.

Karakteristikat kryesore:

  • Postoni një status në Facebook
  • Tweet
  • Përktheni të folurën tuaj në më shumë se 40 gjuhë.
  • Kopjoni tekstin tek aplikacionet e tjera.
  • Dëgjoni përkthimin tuaj të lexohet me zë të lartë.

Verticam

Verticam

Normalisht $1.99

Ky aplikacion kamere ju lejon të mbani smartphone tuaj vertikalisht për të shkrepur foto dhe video të çdo madhësie.

Meqë nuk është e nevojshme të ndryshoni orientimin e telefonit tuaj, ju mund të shkrepni lehtë foto dhe video peisazh me një dorë.

Për të ndryshuar madhësinë (aspect ratio), ju thjesht rrëshqisni gishtin tuaj vertikalisht në ekran. Korrigjimi i skenës dhe filterat pasqyrohen në kohë reale. Me Verticam, ju gjithashtu mund të xhironi në heshtje, gjë që është e përkryer për përdorim kur ju ndodheni në një restorant apo mjedis ku ju doni të jeni i sjellshëm.

Emoji Bar

Emoji Bar

Normalisht $0.99

Emoji bar është tastiera e parë emoji që sugjeroj emojit kur ju shkruani, të rënditura sipas popullaritetit, dhe ju lejon të shfletoni të gjitha emojit në ekran të plotë direkt nga tastiera juaj.