Një karikues gjenial i cili funksionon edhe me pajisjet iOS edhe ato Android në të njëjtën kohë
Përpara se USB-të të Tipit C të zëvendësojnë çdo kabllo karikues që ju mërzit, kabllo-ja i ri LMCable premton që do të funksionojë mirë me të dy llojet e pajisjeve iOS dhe Android bashkë. Kabllo-ja i projektuar mjeshtërisht i mbështet edhe portat Lightning, edhe ato microUSB në të njëjtën kohë, pa patur nevojën e ndonjë përshtatësi.
Zakonisht kur kabllot e karikimit dhe të sinkronizimit mburren se i mbështesin të dyja pajisjet iOS dhe Android, në të përfshihet një përshtatës të cilën duhet t’ia vendosësh në fund për t’a konvertuar nga microUSB në Lightning. Nëse ju ndodh të humbisni atë përshtatës, gjithçka që ju ka mbetur është thjeshtë një kabllo microUSB i shtrenjtë, me të cilët nuk mund të karikosh iPhone-ët dhe iPad-ët.
Në vend të kësaj, LMcable përdor një lidhës 2-në-1 i cili mund të përshtatet edhe me kabllon Lightning të Apple edhe me portat microUSB, duke lejuar thuajse çdo pajisje të karikohet apo të sinkronizojë të dhënat kur ana tjetër e kabllos i bërë nga një portë tradicionale USB, vendoset në kompjuter. Është një zgjidhe aq elegante e cila mund t’i shërbente çdokujt, përpara se tipi C i USB-ve të arrijë për masën e gjerë.
Kleçka? Akoma nuk do të keni mundësinë t’a blini kabllon LMcable. Do të marë jetë si një projekt i Kickstarter i cili ka shkuar shumë mirë nga financimi prej $5,000. Kështu që krijuesit i kanë paratë që u duhen për ta futur produktin në fazën e prodhimit, por rreziqet e zakonshme janë të konsiderueshme, si dhe pengesat e pa parashikuara që janë paraprirë nga shumë pajisje të tjera të Kickstarter.
Si një shërbim publik, ne ndihemi të detyruar që të themi se nuk përmendet asgjëkundi ndonjë certifikim MFi i kabllos. A do të thotë kjo që mund t’a djegë shtëpinë tuaj apo të dëmtojë celularin tuaj nëse e lini të karikohet gjatë natës? Mbase jo, pasi krijuesit e LMcable nuk duket sikur duan të “rrjepin” përdoruesit duke përdorur komponentë të lirë. Megjithëse, është i pa përjashtueshëm fakti se sa të rrezikshëm mund të jenë disa kabllo karikimi të zëvendësuar.
Por një kabllo i vetëm i cili funksionon pak a shumë në çdo pajisje të tuajën që ka nevojë për karikim? Kjo mund t’ia vlejë barra qeranë. Dhe nëse doni që të paraporositni një kabllo LMcable për veten tuaj, me një dërgesë të pritshme deri në fillim të prillit, gjithçka që ju duhet të bëni, është t’i dhuroni fushatës së tyre $15, dhe të kryqëzoni gishtat që produkti të shkojë në fazë prodhimi.