Fillon të qarkullojë CyanogenMod 14.1 me bazë Android 7.1
Shumë pajisje që mundësojnë shkarkimin e variantit më të fundit të ROM-it të personalizuar CyanogenMod, do kenë mundësi ta shkarkojnë atë duke filluar që sonte (9 shtator 2016). Ndërtimi më i fundit CyanogenMod 14.1 do jetë gjithashtu i bazuar në Android 7.1.
Kjo është një listë e atyre pajisjeve që do kenë mundësi të shkarkojnë variantin më të fundit CyanogenMod nëse kanë bootloaderin e ç’kyçur:
- Nexus 6P
- Nexus 5X
- Xiaomi Mi3/Mi4
- LG G3
- Moto G variants
- LG G4
- Samsung Galaxy S5
- OnePlus 3
- ASUS ZenFone 2
Njoftimi i sotëm ka shtuar se më tepër pajisje do të kenë mundësi të shkarkojnë CyanogenMod 14.1 në një të ardhme të afërme. Gjithashtu shtojmë se përderisa është versioni i parë me modalitetin e natës, shumë veçori nuk janë ende të disponueshme, duke përfshirë Temat. Dhe një herë theksojmë se të tjera veçori do të jenë të disponueshme në javët në vijim.
Themeluesi i CyaCyanogenMod, Steve Kondik shtoi se:
“Raportimet për probleme janë të pranueshme por përderisa ka ende veçori që mungojnë, kjo punë është në vazhdimësi. Tani është momenti i duhur që të gjithë të përfshihen në këtë projekt. CM po kthehet në një projekt me rrënjët e veta edhe ka mënyra të pafundme për të na ndihmuar.”
Nëse jeni një përdorues i CyanogenMod, po e prisni rradhën për të marrë versionin më të fundit 14.1?!