Aplikacioni zyrtar i Reddit arrin #1 në App Store në Sh.B.A.
Dje, Reddit prezantoi aplikacionin e tij të parë për iOS dhe Android, të zhvilluar nga vetë ata, dhe ka arritur vendin e parë si aplikacioni më i shkarkuar në App Store.
Sipas Sensor Tower, aplikacioni zyrtar i Reddit është shumë i suksesshëm në App Store-in në Sh.B.A. Në vetëm 24 orë, ka lënë prapa Twitter, Snapchat dhe Facebook.
Këtë ndryshim nuk po e bëjnë as përdoruesit e Alien Blue. Të dhënat shfaqin Alien Blue, ish klientin zyrtar të Reddit, nuk e ka arritur vendin e 18, të cilin e arritën në Tetor të vitit 2014.
Aplikacioni i ri i Reddit nuk po i kënaq përdoruesit aq shumë sa Alien Blue, vetëm 42 përqind e vlerësimeve janë pozitive, krahasuar me 58 përqind që ka Alien Blue.
Megjithatë, Sensor Tower tha për GJBITeam se aplikacioni zyrtar i Reddit po shton rreth 200,000 përdorues të rinj çdo 24 orë në platformën iOS gjatë kësaj kohe. Jo keq si fillim.