Flatbook i jep një pamje krejtësisht të re Facebook-ut në desktop
Nëse jeni të lodhur nga gjithë ato reklama dhe çrregullime në ndërfaqen e Facebook për desktop, atëherë duhet që me patjetër t’i hidhni një sy Flatbook për Chrome. Kjo shtojcë e cila është falas nën mrekullira se si do të duket faqja dhe e bën atë më të lehtë për ta shfletuar dhe për të kaluar kohën.
Për fillestarët, fsheh të gjitha reklamat dhe “grimcat” e tjera si seksionin e “Lojrave tuaja” dhe “Lojrat e rekomanduara” në anën e djathtë të faqes. Gjithashtu ndryshon ndërfaqen me ikona të mëdha plot ngjyra në të majtë për t’ju ndihmuar ju të navigoni në gjërat tuaja si fotot, lista e miqve dhe më shumë, pavarësisht se sa poshtë keni shkuar në News Feed-in tuaj.
Ju mund ta fshihni shiritin anësor në të djathtën tuaj për një pamje më të pastër. Plus, seksioni “Trending” është shkëmbyer me një feed tjetër i të cilin mund ta ndryshoni sipas përmbajtjeve të kategorizuar nëpërmjet temave si shkencë, popullaritet dhe lajme.
Megjithëse do t’ju duhen ca minuta për t’u mësuar me të, Flatbook patjetër që do t’ju japë një eksperiencë navigimi shumë herë më të mirë, dhe në rast se nuk ju pëlqen, ju mund ta ndryshoni atë menjëherë për t’u kthyer në ndërfaqen origjinale.
Shkarkojeni shtojcën nga Chrome Web Store për ta provuar.