Facebook po ridizenjon Messenger për ta bërë të thjeshtë përsëri
Facebook ka ndërmend të ridizenjoj edhe njëherë Messenger, duke premtuar një përvojë shumë më të thjeshtë dhe më të pastër pas shumë vitesh ngarkimi me opsione dhe lojra të pa nevojshme.
Kur jeni duke biseduar, ju doni një përvojë të thjeshtë dhe të shpejtë, tha Mark Zuckerberg gjatë fjalimit të kompanisë tek F8. Për këtë, kemi vendosur të ridizenjojm plotësisht Messengerin që të përqendrohemi në këto ide.
Zëdhënësi i VP David Marcus tha se aplikacioni i rifreskuar po vjen “shumë, shumë shpejt” dhe është diçka që ekipi ka punuar që nga fillimi i këtij viti. Aplikacioni do të ketë një pamje të errët, e cila është një përshtatje e mirë në botën tonë të rritjes së smartfonëve OLED.
Navigimi i poshtëm është thjeshtësuar në tri skeda qëndrore që fokusohen në komunikim kurse ikonat e kamerës dhe e video-chat mbeten të pranishme lart në të djathtë të aplikacionit. Duket si një aplikacion chat-i përsëri. Besoj se kalimi i një numri të madh njerëzish në Messenger Lite (ose në aplikacione të tjera mesazhesh konkurruese) mund të kenë bërë që Facebook të kuptojë se diçka duhet të ndryshojë për rrëmujën e fryrë që ofron sot Messenger.