Si është të kesh miliona ndjekës në Instagram?
Ne në llogarinë tonë në Instagram me zi marrim 10 pëlqime dhe kështu njoftimet na vijnë shumë rrallë, dhe kur e tejkalojmë këtë shifër, zakonisht organizojmë festa të mëdha për të festuar këtë arritje. Por për Demy de Zeeuw është një situatë komplet tjetër.
De Zeeuw menaxhon llogarinë në Instagram të aplikacionit të famshëm për lajmet e sportit 433 dhe postimet e tyre marrin qindra mijëra pëlqime secili. Ja se çfarë ndodh me iPhone-in e tij kur ai poston një foto në llogarinë e Instagramit të aplikacionit: