Së shpejti WhatsApp do të mbështesë GIF
Pak a shumë çdo aplikacion mesazhesh mbështet në një formë apo tjetër integrimin e GIF-eve, por deri më tani WhatsApp ka mbështetur vetëm imazhet e thjeshta. Zhvillimi i fundit beta për iOS tregon se kjo do të ndryshojë shumë shpejt.
@WABetaInfo, i cili gjurmon ndryshimet në përditësimet beta të WhatsApp, informon se versioni 2.16.7.1 i aplikacionit do të luajë automatikisht link-et GIF dhe do t’i përmbledhë ato drejt e në bisedat tuaja.
Kjo është shumë ndryshe nga kërkimi i integruar i GIF-eve në aplikacione si në Messenger apo Wire, por të paktën do të thotë se tani nuk do t’ju duhet të hapni shfletuesin për të parë se çfarë ju ka dërguar miku juaj.
Interesantë është se në listën e ndryshimeve thuhet se aplikacioni do të mundet ti ruajë GIF-et “si imazhe të thjeshta.” Kjo është pak e çuditshme sepse arsyeja që ne ndajmë GIF-et është animacioni, por mbase është një arsye për të ruajtur hapësirë.
Si ju duket ky ndryshim? A i përdorni GIF-et kur komunikoni me miqtë tuaj?