Kasa iXpand nga SanDisk ju lejon të shtoni hapësirë në iPhone

Debati në lidhje me nëse kartat microSD janë thelbësore apo jo, ende vazhdon për disa njerëz dhe prodhues. Por duke pasur parasysh Apple, e cila refuzon të heqë dorë nga modelet e saj bazë 16 GB, për disa përdorues të iPhone, hapësira shtesë nuk është vetëm një luks, por diçka e domosdoshme. Nëse keni një iPhone, sigurisht që jeni i pafat sa i përket këtij aspekti. Vetëm nëse bleni kasën e re nga SanDisk, iXpand Memory e cila, siç mund ta kuptoni, ju jep mundësinë të zgjeroni hapësirën e iPhone-it tuaj 6 apo 6s. Plus që mbron edhe smartphone-in tuaj të bukur dhe të çmuar, gjithashtu!

Edhe pse iPhone nuk ka një vend për microSD, ofron disi mbështetje për memoriet e jashtme nëpërmjet portës së saj Lightning. iXpand ju ofron përdoruesve të iPhone-ve hapësirë shtesë duke filluar nga 32, 64, dhe deri në 128 GB.

ixpand-2

Kjo kasë, gjithashtu vjen me disa përfitime, ku vlen të theksohet mbrojtja e të dhënave. Për shembull, kasa ju lejon të rezervoni (backup) fotot tuaja nga camera roll direkt e në kasë. Madje ju lejon t’i mbroni me fjalëkalim këto të dhëna në mënyrë që gjërat private të rrinë private edhe kur ju i lëvizni ato tek një Mac ose PC, ku sigurisht do të keni nevojën e softuerit të SanDisk SecureAccess për ti aksesuar ato.

Kasa iXpand Memory nga SanDisk është në dizpozicion në këto momente, ku modeli 32 GB do të kushtojë $60, 64 GB do të kushtojë $100 kurse ai 128 GB do të kushtojë $130. Sa i përket ngjyrave, kasa do të vijë në gri, blu, kuq dhe bojëqielli. Fatkeqsisht, kasa është e përshtatshme vetëm me iPhone 6 dhe 6s duke i lënë modelet Plus “zbathur”.