Google do t’ju njoftojë në smartphone-in ku e keni vendosur ID-në tuaj për herë të parë nëse ajo përdoret përsëri
Këto kohë, të mbash llogaritë e sigurta është më e rëndësishme se kurrë. Kështu që Google dëshiron që ju të jeni në dijeni të smartphone-ve që përdorin llogarinë tuaj, sidomos kur shtohet një i ri.
Google ka deklaruar se do t’ju njoftojë në smartphone-in tuaj në të cilin e keni regjistruar llogarinë tuaj për herë të parë, sa herë që kjo llogari vendoset në një smartphone tjetër, ose kur ka një çështje tjetër sigurie. Në këto njoftime do të shkruhet: “Një pajisje tjetër ka aksesuar llogarinë tuaj të Google”, dhe ju do të keni mundësinë që ta parë në mënyrë më të hollësishme duke shtypur “Review Account Activity”.
Sapo të hapet njoftimi, Google do t’ju sigurojë ju informacione rreth pajisjes dhe vendndodhjen e saj, së bashku me llogaritjen më të mirë të mundshme të IP-së së saj. Nga këtu ju do të keni dy opsione: “Po, ky jam unë” dhe “Jo. Siguroje Llogarinë.”.
Gjiganti i teknologjisë thotë se kjo karakteristikë po shpaloset tek të gjithë përdoruesit.
Çfarë mendimi keni për shtimin e kësaj shtrese sigurie?