Si të digjni një CD apo DVD me kompjuterin tuaj?
Kur fillova të përdorja kumpjuterin shumë kohë më parë, një ndër gjërat e para që kisha dëshirë të mësoja se çfarë të bëja me të, ishte djegja e CD-ve. Mbase ngaqë CD-të me muzikë ishin në modë asokohe, dhe të dije të digjje një CD apo DVD në kompjuter konsiderohej diçka “trendy”. Dhe në lagje njiheshe si ai tipi i shumëkërkuar që dinte të bënte CD me muzikë, dhe të gjithë të “hyjnizonin” dhe të jepnin nga një listë me këngë dhe një CD boshe për ta mbushur. Por nesje, kjo është histori tjetër.
Të djegësh një CD është një ndër gjërat më të thjeshta që mund të bësh, ndaj nëse nuk dini si ta bëni, duhet ta mësoni atë patjetër, përndryshe, më mirë hidheni në kosh kompjuterin tuaj.
Në internet mund të gjeni tonelata me programe të cilët mund të djegin CD apo DVD, por programi që më pëlqen më shumë të përdor kur unë djeg CD-të apo DVD-të me kompjuter quhet “Nero” dhe zakonisht për lehtësi përdor versionin 7. Ky program është shumë i njohur, kështu që duhet ta keni dëgjuar edhe më parë. Këtë program ju rekomandoj të përdorni edhe ju.
Kështu që le të fillojmë:
Hapi 1 për të djegur një CD apo DVD:
Sigurohuni që keni një CD apo DVD Writer Drive në kompjuterin tuaj. Shumica e kompjuterave e kanë një të tillë që i bën të dyja, por disa kompjutera të vjetër kanë vetëm një CD Writer Drive kështu që num mund të djegin gjë tjetër veçcse CD-ve. Për ta kuptuar këtë shikoni nëse në të është e stampuar simboli i DVD.
Hapi 2:
Shkarkoni dhe instaloni një prgoram i cili mund të djegë CD apo DVD. Siç e kam thënë edhe më sipër, unë ju rekomandoj të përdorni “Nero”-n, dhe për shkak të popullaritetit të tij mund të gjendet shumë lehtë në internet mjafton të kërkoni termin “Nero 7”.
Hapi 3:
Futni CD-në/DVD-në në driverin e kompjuterit tuaj dhe hapni programin “Nero StartSmart” (mund ta gjeni në desktop, ose duke naviguar në Start > All Programs > Nero 7 X Edition > Nero StartSmart.)
Hapi 4:
Në menunë se sipërme të programit, zgjidhni mes CD-së dhe DVD-së, atë çka keni futur në driverin e kompjuterit tuaj dhe dëshironi të digjni.
Hapi 5:
Pasi të keni bërë zgjedhjen tuaj, për secilën kategori do t’ju shfaqen opsionet që mund të bëni me të, sipas kategorive me ikona të mëdha në program.
Ju mund të digjni një CD apo DVD thejshtë më të dhëna të ndryshme (e cila mund të lexohet vetëm nga një numër i kufizuar pajisjesh), një CD apo DVD me muzikë compilation ose audio (e cila lexohet zakonisht nga të gjitha pajisjet), një video CD apo DVD, etj.
Hapi 6:
Në rastin tim, unë kam zgjedhur të djeg një audio CD. Menjëherë sapo të zgjidhni një prej opsioneve, do të drejtoheni për tel Nero Express, ku do të procedoni me shtimin e datave që doni të digjni në CD-në apo DVD-në tuaj.
Më pas vazhdoni me shtimin e skedarëve, nëpërmjet funksionit “Add” në program, ose duke i tërhequr skedat dhe duke i futur ato në listë. Shiriti në fund të programit do t’ju ndihmojë të mos e kaloni limitin e kapactetit të CD-së apo DVD-së suaj.
Hapi 7:
Klikoni “Next”, dhe do t’ju shfaqen disa opsione të tjera të cila do të jenë të parëndësishme për një pjesë prej jush.
Nëse keni dëshirë mund t’i vendosni një tekst apo titull CD-së apo DVD-së suaj, zgjidhni numrin e kopjeeve që doni të bëni, dhe klikoni “Verify data on disc after burning” për të verifikuar nëse në të janë djegur të gjitha skedat tuaja.
Hapi 8:
Dhe më pas klikoni “Burn“. Tani do të fillojë procesi i djegies, dhe kohëzgjatja është në varësi të shpejtësië së driver-it tuaj.
Pasi të ketë mbaruar ky proces, disku do të dalë jashtë driver-it.
Ja, kjo ishte guida se si mund të digjni një Cd apo DVD me kompjuterin tuaj. Nëse keni hasur ndonj vështirësi apo keni ndonjë pyetje, mos nguroni të na shkruani në komentet më poshtë.