Razer zbulon laptopin e ri me 3 ekrane të quajtur Project Valerie
Razer Project Valerie, një laptop me 3 ekrane 4K është një nga produktet më ambicioze që vumë re tek CES 2017. Ky laptop me këtë koncept të ri është unik jo vetëm në aspektin harduerik por për faktin që vjen jo vetëm me një, apo dy, por me tre ekrane.
Project Valerie ka të ngjarë të tërheq linjën e Project Fiona, një koncept laptop i mëparshëm që më vonë doli si Razer Edge. Sa për karakteristikat, secili prej tyre ka një madhësi prej 17.3 inç dhe të gjithë ofrojnë rezolucion 4K. Dy ekranët anësore mbahen nga mbrapa nga ekrani qendror dhe lidhen krah për krah për të krijuar një pamje 180 gradë. Implikimi i kësaj është që të mos shfaq pamje të ndryshme në secilin prej ekraneve por të shfaq një pamje sikur të ishte një ekran i vetëm.
Kjo aftësi e mrekullueshme është mundësuar nga teknologjia e NVIDIAs Surround View, e cila mundëson programet për të përhapur një imazh të vetëm në disa monitor.
Çuditërisht, Razer nuk përmendi asgjë në lidhje me specifikat e laptopit si proçesori, GPU apo memoria. Ata bën të ditur, se Project Valerie përdor një kasë të gjithën prej alumini. Gjithashtu pajisja ka një formacion harduerësh të përshtatshëm për të përmbushur kërkesat për përdorimin e HTC Vive dhe Oculus Rift. Siç u tha dhe më lart, Project Valerie është akoma një koncept dhe ndoshta mund të mos e shoh dritë e dilellit, ashtu si shumë produkte të tjera të prezantuara në CES 2017.