Samsung heq përfundimisht dorë nga Galaxy Note 7
Samsung ka shpallur përfundimisht fundin e prodhimeve të Galaxy Note 7 në mbarë botën.
Vendimi vjen menjëherë pasi kompania lëshoi një konferencë për shtyp duke u kërkuar përdoruesve që të gjithë të fikin Note 7, si atë origjinal dhe atë të zëvëndësuar e ndërsa shitësit apo partnerët e Samsung, të ndalojnë shitjet dhe shkëmbimet e smartfonëve.
“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me zell, në përputhje me autoritetet e përkatëse rregullatore, në mënyrë që të marrim të gjithë hapat e nevojshme në zgjidhjen e kësaj situate.” -ka thënë Samsung dje në deklaratë.
Vendimi për t’i dhënë fund të prodhimit të Note 7 është hapi përfundimtar i një “udhëtimi në vënd të trazuar.” Pasi u anonçua në gusht dhe n’a u prezantua në përgjithësi me kritika pozitive, Note Shtata n’a mori flakë –kur them flakë, flakë–, pas disa raportimeve të bëra në internet se disa njësi të sipërfaqes së telefonit, kishin shpërthyer. Pas 35 rasteve të raportuara, Samsung lëshoi një tërheqje zyrtare të pajisjes, e cila i shqetësoi të gjithë dhe në disa shtete, disa autoritete dhe linja ajrore, bënë thirrje zyrtare për ndalimin e përdorimit të pajisjes.
Samsung-u bëri atë që mund të bënte, nuk zëvëndësoi jo vetëm Note Shtatat e prekur por të gjithë telefonat Note 7 të shitur dhe i pajisi përdoruesit me një pajisje të re dhe me një paketë të re të përditësuar baterie si dhe me një tregues jeshil të baterisë në mënyrë që klientët dhe autoritetet, t’a bënin dallimin. Ata bënë edhe kufizimin që pajisjet e vjetra të mos karikoheshin më teper se 60% kështu që njerëzit që nuk e kishin ndërruar ende telefonin e tyre, të mos e mbi-ngarkonin atë.
Por edhe pas zëvëndësimit, njësitë nisën prapë të merrnin flakë, sidomos një rast në Linjën Ajrore Southwest të cilët duhet të evakuoheshin kur një Note 7 i zëvëndësuar i një pasagjeri mori flakë. Pas kësaj, Samsung kërkoi që të gjithë të fiknin telefonat e tyre Note 7. Dhe në fund, erdhi e pashmangshmja, edhe pse disa mund të mos jenë dakord për këtë, Note Shtatës i duhej “hequr priza” që në fillim.
Ne të GJBITeam, jemi duke pritur lajme se çfarë Samsung po planifikon të bëjë me pajisjet ekzistuese Note 7 që janë shitur deri tani dhe si do bjerë dakord me klientë që tashmë kanë bërë porositë.