Gorilla Glass po kalon nga telefonat tek makinat
Provojeni, hidhini një gur xhamit të makinës tuaj. Mund të mbijetojë nëse ai xham është bërë nga Gorilla Glass.
I njëjti material që mbron ekranet delikate LCD në miliona smartfonë është gati tani për udhëtim.
Corning, kompania që zhvillon dhe prodhon Gorilla Glass, prezantoj Gorilla Glass për automobilët te Enjten tek CES në Las Vegas. Është po i njëjti material i përdorur dhe tek smartfonët, po me disa ingradient shtesë për ta mbrojtur atë nga i ftohti ekstrem, i nxehti, dhe ekspozimi ndaj diellit.
Për të demostruar efektivitetin, Corning ka ndërtuar një makinë elektrike dhe e ka pajisur atë me xhama mbrojtës Gorilla Glass.
Evenson, shef strategjik i Corning u shpreh se Gorilla Automotive Glass është i hollë, i lehtë dhe më i fortë se xhamat tradicional. Në fakt xhami në të gjithë makinën është i lehtë dhe i hollë, e cila, sipas Corning, mund ta bëjë makinën më efikase ndaj energjisë.
Gjithashtu Evenson u shpreh se Gorilla Automotive Glass është dy herë më rezistent ndaj gurëve të mprehte.
Corning gjithashtu njoftoj partneritetin me prodhuesin e xhamave Saint Gobain, dhe u shpreh se ata janë gati të prodhojnë xhamat mbrojtës Gorilla Glass për automobilët që po prodhohen sot.
Sa për çmimin nuk u tha asnjë fjalë në lidhje me të.