Samsung Galaxy S7 është smartphone-i më i prenotuar ndonjëherë nga produktet e tjerë të Samsung
Samsung ka deklaruar se prenotimet në Mbretërinë e Bashkuar për produktet e kompanisë Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge kanë thyer të gjitha rekordet e mëparshme të kompanisë. Në dritaren e prenotimeve, e cila ka funksionuar nga data 21 Shkurt deri më 10 Mars, të dyja pajisjet janë prenotuarr dy herë e gjysmë më shumë se sa smartphone-t e tjerë të lançuar nga Samsung.
Në veçanti, magazina “Carphone” pati një rritje të konsiderueshme të kërkesës krahasuar me Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge. Pajisja flagship-e e re e Samsung është e disponueshme në të gjitha rrjetet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu edhe në tregtarët e vegjël.
Njoftimi për shtyp
SAMSUNG NË MBRETËRINË E BASHKUAR GËZON REKORDIN E PRENOTIMEVE PËR GALAXY S7 DHE S7 EDGE
Shenjat e para tregojnë oreks të madh për smartphone-t flagship teksa dalin në treg sot në Mbretërinë e Bashkuar
Londër, Mbretëri e Bashkuar – E Premte 11 Mars 2016 – Galaxy S7 dhe S7 edge të Samsung Electronics UK janë të disponueshme për t’u blerë online dhe në dyqane përgjatë vendit dhe faza e prenotimeve tani është mbyllur. Samsung mund të deklarojë se smartphone-t e tij të fundit kanë gjeneruar më shumë prenotime se çdo smartphone tjetër i Samsung ndonjëherë.
Gjatë periudhës së prenotimeve, e cila ka filluar brenda pak orësh pas lançimit të pajisjes më 21 Shkurt dhe u përmbyll më 10 Mars, shitjet për Galaxy S7 dhe S7 edge e rinj ishin të paktën 2,5 herë më shumë se sa çdo pajisje e mëparshme Galaxy në Britaninë e Madhe. Në dy ditët e para të prenotimeve, depoja “Carphone” ka raportuar një rritje 200% të prenotimeve për Galaxy S7 dhe S7 edge, krahasuar me Galaxy S6 dhe S6 edge.
Dizajni unik i Galaxy S7 edge po rezulton gjithashtu mjaft i pëlqyer, duke qenë që është prenotuar në 61% të prenotimeve të bëra në Europë deri më sot. I prezantuar vitin e kaluar me Galaxy S6 edge, Edge UX revolucionare në S7 edge ofron shkurtesa të kontakteve të volitshme, aplikacione dhe karakteristika mjaftë popullore të kameras si selfie dhe panorama mode.
Conor Pierce, Zëvendës Presidenti, IT dhe Mobile Division i Samsung Electronics UK dhe Irlandë, komentoi: “Performanca e prenotimeve tl Galaxy s7 dhe S7 edge së re ilustron një oreks të madh të klientëve për smartphone-t tonë prim në Mbretërinë e Bashkuar.
“Klientët duke hapur celularët e rinj Galaxy duan inovacione dhe eksperienca të reja, të fuqizuara nga smartphone-i i tyre. Ne jemi të sigurt se pajisjet tona flagship-e të reja do ta plotësojnë këtë nevojë me mirë se sa çdo produkt tjetër në treg. Duke krijuar një botë me produkte dhe shërbime të ndërlidhura nëpërmjet Gear VR, Gear 360 dhe Samsung Pay, ne po u mundësojmë një diferencë dhe eksperiencë më të pasur për përdoruesit tanë, e cila është pjesa kryesore e strategjisë sonë.
Celularët e rinj Galaxy S7 dhe S7 edge janë të disponueshëm për t’u blerë nga Samsung.com, gjithashtu edhe nga të gjithë shitësit e vegjël dhe rrjetet telefonike duke përfshirë këtu: Vodafone UK, Carphone Warehouse, Three, EE dhe O2.