A mundet që CIA të hackojë iPhone-in tuaj?

CIA është përpjekur shumë për të gjetur mënyra për të hackuar pajisjet Apple. Kjo bazuar nga dokumentet e fundit publikuar nga Wikileaks.

Dokumentet e quajtur “Dark Matter”, publikuar të Enjten, detajonin metodat e përdorur nga CIA për të infektuar MacBooks dhe disa iPhone të vjetër me maluerë të cilët e lejonin agjensinë që të përgjonin pajisjen e pronarit.

Si gjithmonë, WikiLeaks bëri një deklaratë alarmante të cilat shoqëronin dokumentet. Por para se të frikësoheni në lidhje me sigurinë e pajisjeve tuaja Apple, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë thonë ato saktësisht.

Aksesi fizik është gjthçka

Është e rëndësishme të theksohet, se pak a shumë si dokumentet e bëra publike më parë të cilat ‘anashkalonin’ kriptimin e përdorur nga aplikacionet e bisedave si WhatsApp dhe Signale, metodat e reja në dokumentet e fundit përshkruanin se gjithashtu kërkohej akses fizik në pajisje, në mënyrë që të spiunohej mbi të.

Dokumentet bën gjithçka të qartë se operativëve të CIA-s do ju nevojitej akses fizik në pajisje para se të dërgonin çfarëdo eksploiti të përshkuar në dokumente.

Por për cilët iPhone bëhet fjalë?

Së pari, lajmi i mirë. I vetmi iPhone i theksuar veçanërisht në dokumente është njëri i cili pak a shumë është i vdekur tashmë: iPhone 3G (i cili punon me iOS 2.1). Apple gjithashtu konfirmoj të Enjten se i vetmi iPhone i prekur ishte 3G dhe kjo dobësi është rregulluar me daljen e iPhone 3GS.

Megjithatë, eksploiti i detajuar në dokumente i quajtur NightSkies, që daton në vitin 2008, operonte në sfond (background), duke ofruar ngarkim, shkarkim dhe ekzekutime të ndryshme në pajisje.

Proçesi i instalimit të tij është disi kompleks (por përsëri kërkohej akses fizik në pajisje), por me tu futur, mund të përdorej për të aksesuar një lum të dhënash nga iPhone në fjalë.

Dokumentet pëmbanin instruksione për shkarkimin e thirrjeve, mesazheve, listën e kontakteve, email, historinë e shfletuesit, cache të videove në YouTube dhe madje dhe të dhënat e dërguara nga tastiera e përdoruesit. Me fjalë të tjera: çdo gjë që ju jeni në gjendje të bëni në iPhone-in tuaj.