SanDisk prezanton Flash Driver-in për pajisjet me USB-C
USB Type-C është vendosur të bëhet standardi i ri për pajisjet USB në të ardhmen. Deri tani kompani si Apple, Google dhe prodhuesit e telefonave si OnePlus kanë qenë më shumë se të gatshëm të adoptojnë këtë teknologji në produktet e tyre, dhe në qoftë se ju jeni një përdorues i ndonjë pajisje me USB Type-C, mund t’ju interesoj të dini se SanDisk mund të ketë diçka për ju.
Kompania ka prezantuar së fundmi një flash drive të ri, i cili është projektuar posaçërisht për pajisjet USB-C. Siç mund t’a shihni në foton lart, ky flash drive, sa i përket aspektit së dizajnit dhe funksionit të tij është shumë standart, por vjen me një lidhës USB-C që do të thotë se, në qoftë se ju keni një laptop 12-inç Retina MacBook ose Chromebook-un e fundit nga Google, Pixel, ju do të jeni në gjendje të lidhni flash driver-in me të, pa pasur nevojë për një përshtatës.
Natyrisht që ne presim që gjatë këtij viti, pajisjet USB-C dhe aksesorët do të jenë më gjerësisht në dispozicion. Sa i përket memories, ky flash drive do të jetë në dispozicion në 16, 32, 64, dhe 128GB dhe do të jetë i aftë të lexoj të dhëna me një shpejtësi deri në 150MB/s.
Nuk mund të themi që janë dhe shumë të shtrenjtë gjithashtu, modeli me 16GB ka një çmim $19,99, ai 32GB $29,99, 64GB $49.99, dhe 128GB $79.99.