Një mënyrë e shpejtë për të shtuar një kolonë ne Start Menu-në e Windows 10

Start Menu në Windows ka historinë e tij. Shumica e përdoruesve rrallë mund të kenë menduar për ekzistencën e tij deri në momentin kur ai u hoq në Windows 8.

Fatmirësisht, Microsoft reagoj shpejt dhe solli përsëri metodën e dashur për të gjithë të aksesit së gjërave tona në Windows 10, edhe pse me disa ndryshime tepër serioze. Një nga këto ndryshime është niveli i lartë i përshtatjes sipas dëshirave tuaja.

Një mënyrë është ajo e zmadhimit ose zvogëlimit të Start Menu-së. Thjesht mund të klikoni në cepin e Start Menu-së dhe t’a terhiqni atë për ta bërë më të madhe.

Start_Show more tiles

Ka dhe një mënyrë për të shtuar një tjetër kolonë tile-sh, e cila thjesht do të rrisë pak gjerësinë e tij. Ju duhet vetëm të shkoni tek Settings>Personalization>Start, dhe klikoni më pas opsionin Show More Tiles.

Ju pëlqen Start Menu-ja e Windows 10 apo ju mungon ajo e Windows 7?