“Facebook” feston 12 vjetorin me video të personalizuara për përdoruesit.

Rrjet social “Facebook” ka mbushur 12 vjeç (po, mund të filloni të ndiheni të vjetër tani).

Këtë vit, Facebook po e shënjon momentin historik, të cilin e ka quajtur “Dita e Miqve”, me një karakteristikë të re të një videoje të personalizuar e cila përmbledh së bashku kujtimet me miqtë në një video klip të cilin mund t’a shpërndash në kohështrirje.

Videot janë të ngjashme me ato “viti në rishikim” të cilat kompania Facebook i publikoi në fund të vitit. Por ndryshe nga nxjerrjet në pah të vitit të shkuar, videot e “Ditës së Miqve” kanë qëllim “që të nxjerrin në pah momentet e veçanta me miqtë tuaj”, sipas Facebook.

Facebook thotë se shumica e përdoruesve duhet t’i shikojnë këto video sipër rrjedhës së lajmeve rreth mesditës të së Enjtes, pur ju mund t’i gjeni ato duke klikuar “shikoni të tuajën”, pasi të keni parë videon e ndonjë prej miqve tuaj. Facebook do të shtojë automatikisht fotot në videon tuaj për herë të parë, por njësoj si videot e fundvitit, ju do të keni mundësinë t’i modifikoni ato para shpërndarjes së tyre.

12 vjetori i “Facebook” ndjek një vit të tërë arritjesh të mëdha për rrjetin social. Tanimë kompania llogarit më shumë se 1 miliard përdorues aktiv në të gjithë botën, dhe po i afrohet një miliard aktiviteteve ditore në aplikacionin e saj për celularë gjithashtu. WhatsApp gjithashtu sapo tejkaloi 1 miliard përdorues aktiv dhe Messenger, dega e shumë përfolur e Facebook, gjithashtu po arrin 1 miliard përdorues aktiv.

facebbok_2
  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.