fbpx

Shitjet e Chromebooks tejkalojnë ato të Mac në Sh.B.A

Laptop-ët “low-cost” të Google, Chromebooks, tejkalojnë me shitje rangun e Mac-ët e Apple për herë të parë në Sh.B.A. Ndërkohë që IDC-ja nuk i publikon shitjet e Windows vs. Chromebooks, analisti i IDC Linn Huang e ka konfirmuar këtë arritje. “Chrome OS e ka tejkaluar Mac OS me shtije në Sh.B.A. për herë të parë në tremujorshin e parë të këtij viti,” thotë Huang. “Chroomebooks kanë përdorim të gjerë në shkollat fillore dhe 8-vjeçare.”

Sipas përllogaritjeve të IDC, shitjet e Mac të Apple në Sh.B.A. në tremujorshin e fundit janë rreth 1.76 milion, çka do të thotë se Dell, HP, dhe Lenovo kanë shitur gati 2 milion Chromebooks në tremujorshin e parë së bashku. Chroomebooks janë shumë të përdorshëm në shkollat Amerikane, dhe komentet e IDC e bëjnë të qartë se kërkesa për to është shumë e lartë. Jashtë Sh.B.A-ve është ende e paqartë se si po shkojnë shitjet e laptop-ëve “low-cost” të Google. Shumica e të dhënave nga firmat kërkuese të tregjeve si IDC apo Gartner fokusohen më shumë në arritjet e Google në Sh.B.A.

Arritja e Google padyshim që do ta demoralizojë Microsoft, në një kohë kur shitjet e kompjuterave personal ka pasur një rënie të ndjeshme. IDC parashikon një “kthesë modeste” në muajt e ardhshëm, falë disa blerësve të këtyre pajisjeve, të cilët e konsiderojnë tranzicionin në Windows 10 dhe një rritje të shitjeve të Chromebooks në Sh.B.A. Chromebooks janë pozicionuar shumë mirë për të sfiduar dominancën e Microsoft në tregun e laptop-ëve “low-cost”, dhe Google pritet të prezantojë zyrtarisht planin e tij për të sjellë aplikacionet e Android në Chrome OS për t’i bërë laptop-ët edhe më tërheqës për konsumatorët.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.