Rrisni privatësinë tuaj në iOS duke ndjekur këto hapa

Të gjithë e dimë se qeveria mbledh informacione nga telefonat tanë, pa përjashtuar këtu dhe kompanitë. Për fat të keq, nuk është se mund të bëjmë shumë në lidhje me këtë gjë. Megjithatë, vullnetarisht, ju mund të jeni duke dhënë më shumë të dhëna seç mund ta imagjinoni, dhe ka diçka që mund të bëni në lidhje me këtë.

Duke bërë ca ndryshime tek parametrat në iPhone-in apo iPad-in tuaj, ju mund të zvogëloni sasinë e të dhënave që ju jeni duke dërguar. Kjo sigurisht nuk është se do të mbajë të dhënat tuaja private, por kur ju keni mundësi të kufizuara, pak, është më mirë se aspak!

Ndaloni dërgimin e të dhënave tek Apple

Mund të ju kujtohet kur keni vënë në punë për herë të parë iPhone-in apo iPadin tuaj, që Apple ju pyeste për leje në mënyrë që të mbledhë të dhënat e “Diagnostikimit dhe Përdorimit” nga pajisja juaj, duke përfshirë këtu disa informacione që do të dërgoheshin tek zhvilluesit e aplikacioneve. Ndërkohë që këto të dhëna përdoren për të kapur dhe zbuluar probleme, të cilat e shpejtojnë rregullimin e tyre, ndoshta ju nuk ndiheni rehat dhe nëse dëshironi mund të ndaloni Apple nga mbledhja e këtyre të dhënave.

ios-diagnostics-usage

Për ta bërë këtë ju duhet të shkoni tek Settings> Privacy> Diagnostics & Usage dhe sigurohuni që shenja ‘mirë’ të jetë tek Don’t Send.

Në përgjithësi, ajo çfarë dërgohet, janë raportime në lidhje me pengesat që hasin aplikacionet, statistikat e performancës, dhe pjesë të tjera analitike të informacionit.

ios-diagnostics-usage-logs

Mbani mend se zhvilluesit me të vërtetë i vlerësojnë të dhënat që ata marrin nga ky opsion, dhe se ata i vëjnë ato në përdorim të mirë për gjetjen dhe zhdukjen të metave në aplikacionet e tyre.

Kufizoni shërbimin e vendodhjes

Ky është i rëndësishëm: ju jeni duke dhënë informacion shumë të vlefshëm (për të mos përmendur ndikimin e madh që ka tek bateria juaj) duke lënë aplikacionet të dinë vendndodhjen tuaj. Për të parë se cilat aplikacione janë duke përdorur shërbimin e vendodhjes, shkoni tek Settings> Privacy> Location Services.

ios-location-services-menu

Tani, lëvizni nëpër listën e aplikacioneve dhe shihni kush nga aplikacionet e ka “While Using” (Ndërkohë që ju e përdorni) dhe “Always” (Gjithmonë) të listuar krah tyre: këto janë ato që kanë qasje në vendndodhjen tuaj. Ju ndoshta do të shihni disa aplikacione që janë duke marrë informacion në lidhje me vendodhjen tuaj të cilët nuk kanë nevojë për të, dhe mund të vini re gjiashtu disa aplikacione që nuk i përdorni të cilat po mbledhin të dhëna të tilla. Fshini aplikacionet ose fikni shërbimin e vendodhjes deri në atë pikë sa ju ndiheni rehat me ato të cilët ndani vendodhjen tuaj.

Në fund të listës, ju do të shihni System Services, e cila ju lejon të shikoni në gjëra të tjera që mund të jenë duke përdorur vendndodhjen tuaj, si iAds, Safari, Spotlight suggestions, dhe gjëra të tjera të ngjashme. Përsëri, aktivizoni dhe çaktivizoni këto deri sa ju të ndiheni rehat me atë që ju keni zgjedhur.

ios-location-system-services

Në fund fare të System Services, ju gjithashtu mund të aktivizoni ikonën e Vendodhjes tek shiriti i Statusit, e cila ju tregon se kur Shërbimi i Vendodhjes po përdoret nga njëri nga shërbimet e mësipërme.

Përndryshe, ju mund të fikni Location Services. Kjo parandalon aplikacionet të monitorojn vendodhjen tuaj, por ju gjithashtu mund të humbisni disa funksionalitete goxha të rëndësishme.

Limitioni gjurmimin e reklamave

Tek menuja Privacy, ju do shihni opsionin Advertising nga fundi i ekranit. Prekeni lehtë dhe aktivizoni Limit Ad Tracking. iAd, platforma reklamuese e Apple, mund të përdor informacione si emrin dhe adresën tuaj; muzikën, aplikacionet, dhe filmat që shkarkoni; temat dhe lajmet që ndiqni në aplikacionin News; Ofertat që ju zgjidhni të shtoni tek aplikacioni Wallet; dhe informacione nga aplikacione të tjera tjera në qoftë se zhvilluesit e kanë aktivizuar atë t’jucaktojnë në një grup reklamuesish.

ios-limit-ad-tracking

Kontrolloni lejet e tjera

Menuja Privacy gjithashtu liston edhe gjëra të tjera që aplikacionet mund të kenë kërkuar të kenë qasje, gjëra të tilla si: kamera juaj, mikrofoni, fotot, informacione mbi shëndetin, llogaritë e rrjeteve sociale dhe kështu me rradhë. Kjo mund të duket stresuese, por ju duhet të merrni secilën me rradhë për të hequr lejet për të cilat ju nuk keni nevojë. Ka nevojë aplikacioni AliExpress që të ketë qasje në kamerën tuaj?

ios-privacy

Siguroni Safari

Edhe pse Safari nuk është se mbledh shumë nga të dhënat tuaja, mund të bëni ndryshime në mënyrë që të jepni sa më pak të dhëna. Së pari, shkoni tek Settings > Safari dhe aktivizoni Do Not Track dhe Fraudulent Website Warning. Ju gjithashtu duhet të vendosni Block CookiesAllow from Websites I Visit ose Allow from Current Website Only. Të gjitha këto ndryshime do bëjnë të mundur që reklamuesit ta kenë më të vështirë për gjurmuar sjelljen tuaj online.

safari-settings

Mbroni Privatësinë tuaj

Është e pamundur të mbroni të gjitha të dhënat tuaja në iPhone-in ose iPad-in tuaj, por ju mund të merrni disa hapa të rëndësishëm në lidhje me kufizimin e llojit të të dhënave që ndani. Duke bërë ndryshimet e mësipërme ju mund të zvogëloni sasinë e të dhënave që dërgoni aq sa është e mundur.

A shqetësoheni në lidhje me sasinë e të dhënave që iPhone apo iPad i juaji mbledh? Nëse po, çfarë hapash ndërmerrni për të mbrojtur privatësinë tuaj?