Google lançon Android Wear 2.0 për zhvilluesit

Platforma smartwatch e Google po merr një përditësim të madh. Ndër të tjera, Android Wear 2.0 përfshin një ndërfaqe të re përdoruesi, mbështetje për futjen e tekstit me anë të një tastierë, dhe mbështetje për aplikacionet e pavarur që punojnë edhe në qoftë se telefoni juaj nuk është afër.

Android Wear 2.0 do të vijë këtë vjeshtë, por Google ka lëshuar tashmë një vrojtim paraprak për zhvilluesit që duan ta testojnë atë pak më herët. Aplikacionet e pavarura mund të lidhen me internet nëpërmjet Bluetooth, WiFi, apo me internetin që ofron operatori celular për të funksionuar pa qenë nevoja e një telefoni.

Rezultati përfundimtar është se Android Wear do të jetë më shumë i dobishëm për ata njerëz që duan të lënë telefonat e tyre në shtëpi… edhe pse jo të gjitha pajisjet Android Wear kanë WiFi ose mbështetje celular.

android-wear-4

Ndërfaqja e përdoruesit është përditësuar në bazë të dizajnit Material dhe ka një sistem të përmirësuar njoftimesh. Google ka sjellë edhe “Android input method framework” për Android Wear, që do të thotë se zhvilluesit mund të krijojnë aplikacione tastierë të palës së tretë që funksionojnë siç funksionojn në një telefon apo tablet.

Përditësime të tjera përfshijnë mbështetje për karakteristikat që sjelll Android N përfshirë këtu mbrotjen e të dhënave,emoji shtesë si dhe përmirësime të Google Fit për të ndjekur sa më mirë aktivitetin tuaj fizik.

Android-Wear-2-0-Dev-Preview-Infografic