fbpx

Microsoft është i gatshëm t’ju paguajë që ju të përdorni shfletuesin Edge

Siç mund ta dini, Microsoft tashmë ka një shfletues të ri. Ai është lançuar me Windows 10 dhe quhet Edge. Kompania thotë se ai është më i shpejtë, kursen më shumë bateri dhe në përgjithësi është më i mirë se Chrome apo Firefox. Por nga “traumat” e shkaktuara nga Internet Explorer, përdoruesit refuzojnë ta besojnë kompaninë për atë që thotë, dhe ta përdorin pasardhësin e tij. Dhe kështu Microsoft po mundohet t’ju korruptojë ju.

Microsoft Reward, dikur i njohur si Bing Reward, i cili paguante përdoruesit që të përdornin motorin e kërkimit Bing (një tjetër produkt i Microsoft i cili pretendonte se ishte më i mirë se Google Search, dhe gjithashtu që pak njerëz e përdorin) do t’ju paguajë nëse ju përdorni Edge, Microsoft store apo përdorni motorin e kërkimit Bing.

Përdoruesit e Edge të cilët regjistrohen në Microsoft Reward, e cila për momentin është e disponueshme vetëm në Shtetet e Bashkuara , do të fitojnë pikë nëse përdorin shfletuesin. Micorosft do të monitorojë vazhdimisht nëse ju po e përdorni Edge për minimalisht 30 orë në muaj, dhe do t’ju gjurmojë veprimet e mouse-it dhe lëvizje të tjera në mënyrë që të sigurohet që ju nuk po gënjeni sistemin, dhe gjithashtu duhet të vendosni Bing si motorin tuaj të parazgjedhur të kërkimit.

Më pas pikët mund të këmbehen në kupona apo kredite për vende si Starbucks, Amazon , Skype, Outlook.com pa reklaam, etj.

Nëse pagimi i njerëzve për të përdorur Edge do të funksionojë dhe nëse njerëzit do të pranojnë që të gjurmohen deri në pikën e fundit, mbetet për t’u parë.

Në fakt Edge është një shfletues mjaft i mirë. Veçanërisht nëse ju përdorni një lap-top me Windows 10. Por do të duhen shumë para dhe mund për t’i ndryshuar sadopak mendjen 58% të përdoruesve në internet të ndryshojnë shfletuesin e tyre të parazgjedhur nga Chrome në Edge. Dhe kjo skemë e Microsoft ka shumë pak gjasa ta bëjë këtë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.