Sony pritet të sjell në Mars një flash USB Type-C
Ndërsa ka ende vetëm pak pajisje që mbështesin lidhjen USB Type-C, njerëz që janë pjesë industrisë vazhdojnë ende të thonë se kjo do të jetë e ardhmja. Dhe si gjithmonë, Sony dëshiron të jetë pjesë e kësaj së ardhme, madje edhe pak më përpara. Kompania njoftoi tashmë se do të prezantonte një linjë të re të flash driver-ave me USB Type-C që në fakt mund të lidhen dhe me slot-et “tradicionale” Type A. Pra, kjo do të thotë që këto flash drive-ra mund të lidhen me pothuajse çdo gjë që ka njërin nga këta dy lloj slot-esh, duke përfshirë Android, Windows, Macs, dhe Chromebooks.
Sony posaçërisht ka projektuar këto flash drive-ra të rinj për të punuar me çfarëdo pajisje të lëvizshme që ju keni. Type-A është ende një lloj “i rregullt” që shumë laptopë vazhdojn t’a përdorin ndërsa Type C lidhet me disa pajisje të reja, si MacBook i ri, Nexus 6P dhe disa pajisje të tjera. Brenda ka të strehuar lidhje të dyfishtë me një dizajn të lëmuar metalik dhe madhësi kompakte. Është në dispozicion në variantet 16GB, 32GB, 64GB.
Sa i përket shpejtësisë së transferimit, mund të prisni një shpejtësi më të mirë se USB-të e vjetra Type-A. Linja e re do t’ju sjellë një shpjetësi 130MB/s kështu që transferimi i të dhënave do të ndodhë sa hap e mbyll sytë. Për të përdorur këtë në një pajisje Android, do ju duhet një Menaxhues Skedarësh të instaluar në pajisje, dhe siç e dini ka disa aplikacione në dispozicion në Google Play Store. Por duhet theksuar që kjo do të funksionojë vetëm me ata pajisja që kanë sistem Android 5.0 dhe më lart.