Ky telefon i çmendur vjen me Android, Windows 10 dhe projektor
Nuk mendoj se e kuptoj plotësisht se çfarë është kjo. Ose është pajisja më e mirë që është prodhuar ndonjëherë, ose është një dështim i plotë. Kjo pajisje është si një lloj përbindëshi që mban dy sisteme operimi, si Android ashtu edhe Windows.

Holofone vjen nga kompania kineze Akyumen, e cila kombinon teknologji të ndryshme në një pajisje të vetme. Pajisja sjell një ekran 7-inch Full HD, Android Lollipop, dhe një version të plotë të Windows 10. Ajo gjithashtu ka një projektor 35-Lumen që dyshohet se mund të projektoj një ekran deri në 100 inç.

A është ky i vetmi telefon për të cilin do keni nevojë për gjatë gjithë jetës tuaj?
Disa nga karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë një procesor Intel 8300 Cherry Trail, 128GB hapësirë të brendshme, 13-megapixel kamera, 4GB RAM, dhe një bateri 2910mAh.
Porositë për Holofone me sa duket për momentin kanë përfunduar. Pasi pajisja do të lançohet më 1 Shtator, ajo do të jetë në dispozicion për $750 për pakon bazë, kurse pakoja premium do të kushtojë $950 dhe përfshin një Bluetooth speaker, levë për lojra, dhe një bateri.






![Lëvizja e aplikacioneve në kartën SD [Video] Lëvizja e aplikacioneve në kartën SD [Video]](https://www.informatriks.com/wp-content/uploads/2016/09/sd-card-internal-storage-marshmallow-696x392-75x60.jpg)