Si të fshini përgjithmonë llogarinë tuaj në Gmail, Google + dhe YouTube
Google është një nga kompanitë që ofron shërbime të ndryshme. Një ndër ta është shërbimi i email-it, Gmail, ai i ndarjes së videove, YouTube, rrjeti social Google+ etj. Por ndoshta ka ardhur momenti që njerin ose të gjithë nga këta shërbime të mos i përdorni më dhe dëshironi që t’i fshini përgjithmonë.
Për të ndërmarrë një hap të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni, është të hyni në llogarinë tuaj Gmail duke vizituar myaccount.google.com. Kjo faqe është nyja qendrore për çdo gjë që ka të bëjë me llogarinë tuaj, por në mënyrë që të fshini llogarinë tuaj, do ju duhet të navigoni tek Account preferences.
Në seksionin Account Preferences të llogarisë tuaj, klikoni opsionin e fundit Delete your account or services. Në faqen që do ju hapet, klikoni Delete products. Në seksionin Delete a Google Services ju do vini re shërbimet e Google që ju po përdorni. Për të fshirë njërin nga shërbimet të cilin nuk dëshironi ta përdorni më, mjafton të klikoni ikonën e koshit në të djathtë të shërbimit.
Sigurohuni të lexoni informacionin që ju ofrohet, por versioni i shkurtër është se Google-it i pëlqen t’ju kujtojë se ju nuk do jeni më në gjendje të përdorni të mirat e këtij shërbimi.
Në rastin kur fshini llogarinë tuaj të Gmail, nuk do të jeni më në gjendje të dërgoni apo merrni email, e gjithë përmbajtja e saj do të fshihet përfundimisht dhe ju do humbisni aksesin në adresën tuaj të email brenda dy ditëve. Gjithashtu nëse përdorni shërbime të tjera përpos Gmail, por këtë të fundit keni vendosur ta fshini, në momentin kur ndërmerrni një hap të tillë Google ju pyet se me çfarë email-i do t’i përdorni këto shërbime, vendosni email-in e ri dhe verifikojeni më pas atë.
Tani që llogaria juaj është fshirë, është koha të siguroheni që çdo llogari tjetër online, si psh llogaria e bankës tuaj apo e ebay, të jenë përditësuar me email-in tuaj të ri në mënyrë që mos të humbisni aksesin dhe këtu.