Dhe në videot e Facebook do të ketë reklama
Facebook kërkon të bëjë para edhe me videot. Sipas ReCode rrjeti social po punon mbi futjen e reklamave në mes të videove që shihen në platformë, që do të shpërnndahen nga editorët.
Ndryshe nga YouTube, që tregon reklamat në fillim të videos, Facebook ka si qëllim të shfaqë spotin, i gjatë 15 sekonda maksimumi, të paktën 20 sekonda pasi ka nisur video. Kjo do të bëhet në videot e gjata, minimumi 1 minutë e gjysëm.
Në këtë mënyrë përdoruesit që e ndërpresin shikimin në sekondat e para nuk do e shohin reklamën. Ndërkohë që njësoj si YouTube kompania do ti japë 55% të të ardhurave të reklamave editorëve.
Kjo lëvizje e Facebook ka si qëllim të monetizojë videot e rrjetit social, që shihen për një total prej 100 milionë orësh në ditë nga përdoruesit, siç bëri të ditur vetë kompania në fillim të 2016-tës.