Rrëzohen pasqyrime të KickassTorrents, por të tjerë mbijnë shpejt
Sajti zyrtar i KickassTorrents (i njohur edhe si Kickass Torrents ose vetëm KAT) mund të jetë i vdekur, por lufta për të mbajtur emrin e tij gjallë vazhdon.
Më parë këtë muaj, sajti origjinal KAT u rrëzua për shkak se themeluesi i tij Artem Vaulin u arrestua. Menjëherë pasi faqja më popullore e torrentit u zhduk, pasqyrime të vërtetë dhe faqe fallco mbinë për të marrë vendin e tij.
Një pasqyrim që dukej legjitim ishte kickasstorrents.website, i cili erdhi online falë një pune të mirë të një anëtari të isohunt por që fatkeqsisht nuk është më aktiv.
Një tjetër alternativë është kat.am, referuar nga shumë si rimishërimi “zyrtar” i faqes origjinale KickassTorrents. Edhe kjo nuk është më.
Por pronari i kat.am ka sjell online dy zëvendësime: kickass.cd dhe kickass.mx. Dhe ndryshe nga sajtet e tjera pasqyrë, torrente të reja në këtë faqe po shtohen vazhdimisht.
Një tjetër alternativë është kickass.la. Kjo faqe nuk duket të ketë ndonjë torrent të ri të ngarkuar, që do të thotë se është një pasqyrim i thjeshtë i origjinalit.
Është e rëndësishme të kujtojmë se të gjitha këto faqe nuk kanë të bëjnë me origjinalin. Llogaritë ekzistuese të sajtit origjinal, nuk funksionojnë tek asnjëra.
Sa i përket The Pirate Bay nuk është aq i madh sa ishte dikur, por padyshim është një nga faqet e torrentit më elastik. Dhe me KAT i cili tashmë është jashtë loje, The Pirate Bay ka gjasa të fitojë më shumë përdorues.