Alcatel A3 XL ofron një ekran 6 inç dhe Android 7.0 Nougat
Alcatel njihet kryesisht për pajisjet e saj të përballueshme dhe në CES 2017, kompania gjithashtu kishte një produkt të ri për të na treguar – fabletin Alcatel A3 XL.
Nëse ju pëlqejn telefonat e mëdhenj, atëherë do të dashuroheni me Alcatel-in e ri A3 XL dhe ekranin e tij 6-inch. Megjithatë, në aspektin e specifikave pajisja nuk është shumë interesante. Një nga pikat kryesore të shitjes së tij mund të jetë sistemi i fundit Android 7.0 Nougat. Përveç kësaj, prisni me të vërtetë specifika të ulëta.
Telefoni ka një ekran 6-inç IPS LCD me rezolucion 720 x 1280 piksel.
Në brendësi do gjeni një proçesor MediaTek MT8735B quad-core i sinkronizuar në 1.1GHz së bashku me 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme. Sa i përket departamentit të kamerës, ne kemi një kamera kryesore të mërzitshme 8MP e aftë për të regjistruar video 720p në 30fps kurse para një kamer 5MP për selfie. Fableti gjithashtu ka një sensor gjurmësh gishtash të vendosur në anën e pasme.
Bateria që furnizon këtë pajisje të madhe është 3000 mAh, e cila mund të duket e pamjaftueshme. Megjithatë, mbani mend se A3 XL përmban një rezolucion të ulët dhe një procesor me fuqi përpunuese jo të madhe. Android 7.0 Nougat gjithashtu mund të ndihmojë në ruajtjen e jetës së baterisë.
Alcatel A3 XL do të kushtojë $200 dhe pritet të godasë tregjet e Azisë, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës Latine në tremujorin e parë të këtij viti.