Si dukej një kompjuter kur merrte virus në vitin 1995

Në përgjithësi, viruset kompjuterike moderne kanë një qëllim: të gjenerojnë para, dhe kjo duke kthyer kompjuterat në bot-e klikime link-esh, ose për të vjedhur informacione sensitive. Por ka qenë një kohë – nga mesi i viteve 1990 – kur viruset ishin më shumë një rreng, të cilët shpërndaheshin nëpërmjet disqeve floppy të infektuar, në vend të Internetit.

Më lart, mund të shihni se si dukej një kompjuter kur infektohej nga disa prej viruseve më të hershme. “Më parë, krijuesit e maluerëve e shihnin krijimin e një virusi thjesht si hob,” thotë eksperti Finlandez për sigurinë kompjuterike Mikko Hypponen, i cili na ofroj dhe imazhin më lart. “Ata nuk përpiqeshin të fitonin para me anë të maluerëve, dhe nuk përpiqeshin as të bëheshin të famshëm. Motivi i tyre kryesor ishte krijimi i një virusi vetëm për shkak se ata mundeshin ose për të vënë në lojë viktimat e tyre”.