Nokia rikthehet në biznesin e smartphone-ve me pajisjen e saj të parë Android

Më në fund Nokia po i përgjigjet lutjeve të fansava të saj për një smartphone me sistem operimi Android, por ka shumë mundësi që kjo mos t’ua mbushë syrin fanatikëve të Nokias.

Pronari i ri i firmës legjendare finlandeze, HMD Global, ka prezantuar smartfonin Nokia 6 me sistem Android 7.0, i cili përbëhet nga një masiv alumini 5,5-inç me xham “2.5D” të konturuar.

Në të janë paketuar: Një ekran 1080p, një procesor i mesëm Snapdragon 430 me 4GB RAM dhe 64GB memorje, si dhe amplifikator dyfishues dhe Dolby Atmos për një “output” më të lartë se sa amplifikatorët standardë. Pajisja gjithashtu vjen me një kamera kryesore 16-megapiksel dhe kamera të përparme 8-megapiksel.

Sigurisht që këto nuk janë parametrat më optimale të mundshme, por Nokia premton se pajisja do të ofrojë një jetëgjatësi të pazëvendësueshme të baterisë dhe një paraqitje të mirë grafike. Pajisja do të dalë në shitje së shpejti për 1699 CNY (rreth $250) ekskluzivisht në Kinë.

Ky është një zhgënjim për të gjithë fansat e markës ikonë të cilët jetojnë jashtë Kinës. HMD tha se vendimi për ta lançuar smartfonin atje u ndikua nga rritje e shpejtë e kërkesës për smartphone në vend, ku numri i përdoruesve pritet të rritet nga 50 milion në 593 milion këtë vit.

Nuk mund të them se ndihem i ngazëllyer nga Nokia 6, pasi nuk sjell ndonjë gjë të re në lidhje me dizajnin apo parametrat të cilat bien menjëherë në sy, përveç markës së Nokias (Nokia fanboy here). Por më shumë më bën të ndihem nostalgjik për kohët kur Nokia prodhonte pajisje me parimin se fortësia e pajisjes ishte më e rëndësishme se sa pamja e saj.

Por megjithatë më vjen shumë mirë që Nokia po e çel rrugën e saj drejt smartfonëve, me të njëjtat hapa si prodhuesit e tjerë të pajisjeve Android. Kishte kaluar një kohë vërtetë e gjatë, edhe pse marka nuk mundi ta bënte të famshëm sistemin Windows Phone OS edhe pse me një numër të konsiderueshëm pajisjesh të mira të prezantuar gjatë viteve.

Nokia tha në fillim se do të niste zhvillimin e smartfonëve Android Majin e shkuar, në atë kohë, HMD deklaroi se po planifikonte të investonte më shumë se $500 milion gjatë tre viteve të ardhshme për t’i nxjerrë në treg celularët në të gjithë botën.

Nëse ju pëlqen Nokia 6, hidhini një sy herë pas here kësaj faqeje, pasi pajisja do të shitet ekskluzivisht aty sapo të jetë e disponueshme gjatë vitit.

Ndërsa më poshtë mund t’i hidhni një sy fotove zyrtare të pajisjes:

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.