Anulohet festivali i pornografisë Virtual Reality në Japoni, shkak numri i lartë i pjesëmarrësve
Ndërsa teknologjia VR evolon shumë shpjet dhe zë një vend të qëndrueshëm në tregun e konsumatorëve, natyrisht që edhe industria e materialeve për të rritur duan që ta prekin atë, dhe këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe.
Në të shkuarën, përdorimet e pornografisë arritën të adoptojnë teknologjitë e sapo zbuluara si VHS, DVD dhe video online. Megjithatë, ky trend i ri nuk mbaron thjeshtë me seksionin e dedikuar të VR në PornHub.
Japonia është e njohur për kulturat dhe teknologjitë e çuditshme, kështu që ku mund të gjendej ndnjë vend më i mirë për të organizuar një festival të tillë? Muajin e shkuar, në Tokio u mblodhën një grup fansash të pornografisë VR për të parë një varietet produktesh të cilat e pasuronin më shumë eksperiencën e pornografisë virtuale.
Kështu që, besoj se e kuptoni se çfarë bën kjo gjëja.
Në të kishte një grumbull pajisjesh të ndryshme VR të cilat i pasuronin skenat duke shtuar komponente fizike, siç demonstrohet nga një prej pjesëmarrësve të festivalit.
Kjo kuti e çuditshme prej kartoni mbart një sekret special për këdo që guxon dhe fut krahun aty brenda.
Brenda saj ju pret eksperienca e prekjes së gjoksit të femrës, duke gjurmuar lëvizjen e krahut dhe duke fryrë ajrin në disa vende të veçanta për ta bërë të duket më realistike.
Dhe ja ku vjen edhe ky monstrozitet.
Kur lidhesh me një pajisje VR, shikuesi mund të ndërveprojë në disa mënyra të ndryshme me këtë trup femre e cila ngrihet dhe ulet, për ta bërë atë një eksperiencë më interaktive.
Të thuash se festivali ishte i suksesshëm është një nënvlerësim, sepse njerëzit as nuk patën mundësi të futeshin aty pasi ai kishte filluar:
“Eventi nuk filloi deri sa shkoi ora 2 pasdite, kështu që shkova atje një orë më parë me qejf të madh, por rruga ishte mbushur plot me njerëz. Kishte aq shumë sa që ishte e pamundur ta mbaje situatën nën kontroll. Ndërsa po prisja për miqtë e mij, po mendoja se nëse ata nuk do të ishin në gjendje ta kontrollonin masën, mund të ndodhte ndonjë trazisë apo diçka e ngjashme.”-tha një prej pjesëmarrësve.
Çfarë mund të thuhet më shumë?
Ka plot njerëz të cilët janë të interesuar në pornografinë VR dhe nëse do ta mernim këtë festival si një tregues, ai numër do të rritet shumë shpejt.