Bullgaria miraton ligjin e përdorimit të softuerëve open source në administratën publike
Parlamenti Bullgar ka miratuar disa amendamente në Aktin e Qeversisjes Elektronike të saj i cili kërkon që të gjithë softuerët e shkruar për qeverinë të jenë open source dhe të zhvilluara në depo publike.
Artikulli 58a i Aktit thotë se autoritetet administrative duhet të përfshijnë me patjetër kërkesat e mëposhtme në tenderat e tyre për prokurimin e softuerëve:
Kur subjekti i kontratës përfshin zhvillimin e programeve kompjuterike, programet kompjuterike duhet të plotësojnë kushtet për softuerët open source, të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera për programin kompjuterik në fjalë, kodin e burimit të tyre, dizajnin e ndërfaqes, dhe databazat të cilat janë subjekt i rregullit duhet të kenë parimin e përdorimit të plotë, pa limit në përdorim, modifikim apo shpërndarje, dhe zhvillimi duhet të bëhet nga depot e mirëmbajtura nga agjensia në akordancë me Art 7c pt. 18.
Bozhidar Bozhanov, këshilltari i kryeministrit Bullgar, tha në një postim në blogun e tij se kjo do të thotë se, “Çfarëdo softueri të porositur prokuron qeveria, ai do të jetë i dukshëm dhe i aksesueshëm nga të gjithë. Mbi të gjitha, ai është paguar nga paratë e taksapaguesve kështu që ata duhet të jenë në gjendje që ta shohin dhe të përfitojnë nga ai gjithashtu.”
Kjo është një lëvizje e zgjuar të cilën duhet ta ndjekin shumë vende në të gjithë botën, për më shumë arsye se sa thjeshtë ta vënë softuerin në dispozicion për qytetarët.
Si fillim, do të lejojë përmirësimin e sigurisë së tij. Ekspertët e softuerve mund ta shohin softuerin me burim të hapur për ndonjë gabim të mundshëm apo dobësi dhe t’ia raportojë atë qeverisë, ose t’i “arrnojnë” vetë këto gabime, para se të bëhen të njohura për të gjithë, dhe për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm.
Softueri open source mund edhe të modifikohet sipas nevojave të ndryshme, si përshembull përditësimi i proceseve të një departamenti i cili kërkon mjete të ngjashme por me karakteristika shtesë, pa shkaktuar kosto masive, siç ndodh zakonisht me vendorët privatë.
Veç kësaj, qeveritë që zgjedhin mjetet nga burime të hapura nuk kanë pse qëndrojnë të bllokuar në një vendor softuerik të vetëm. Sepse kur softueri që përdorin ato është i disponueshëm publikisht, ata mund t’i ndërrojnë vendorët në çdo kohë për shërbime më të mira dhe kosto më të ulëta për mirëmbajtjen dhe suportin.
Deri më tani, vetëm Franca, Norvegjia, Brazili dhe Sh.B.A.-të përdorin mjete open source të shkallave të ndryshme, dhe të shpresojmë që edhe vendet e tjera do të ndjekin hapat e Bullgarisë në vitet e ardhshme.