fbpx

Apple zbulon zyrtarisht (aksidentalisht) iPhone 7 Plus

Mbrëmjen e sotme Apple ka zbuluar iPhone 7 Plus nëpërmjet disa tweet-eve të fshira në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Janë dy pajisje totalisht të reja. Apple gjithashtu ka zbuluar edhe një iPhone më të lirë dhe të vogël, iPhone 7.

Ja se çfarë duhet të dini:

Çmimi dhe data e lëshimit

iPohne 7 Plus do të dalë në shitje më 16 Shtator dhe porositjet do të fillojnë menjëherë pas përfundimit të konferencës, sipas tweet-eve të fshira.

Kamera

iPhone 7 Plus do të përbëhet nga një lloj kamere të re në treg.

Në vend të një lenteje, përbëhet nga dy lente. Kjo do ta lejojë kamerën të shkrepë foto më të mprehta dhe me më shumë ngjyra.

Kamera dyshe do të jetë vetëm në iPhone 7 Plus, por jo në versionin më të vogël iPhone 7.

Parametrat

Parametrat do të jenë pak a shumë siç i kemi thënë para pak ditësh. iPhone 7 Plus do të ketë një ekran 5,5 inç, njësoj si iPhone 6S Plus i vitit të shkuar.

Fuqizohet nga procesorët e rinj Apple A10, i cili Apple thotë se është më i shpejtë se A9.

Apple thotë se gjithashtu ka edhe autoparlantë stereo dhe jetëgjatësi më të mirë të baterisë.

Rezistenca ndaj ujit

Një përmirësim i rëndësishëm është dhe fakti se iPhone 7 Plus do të jetë më rezistent ndaj ujit se sa versionet e mëparshëm. Apple thotë se është plotësisht rezistent ndaj ujit.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.