Si mund ta ndiqni direkt konferencën e Apple

Siç ju kemi thënë edhe në një artikull të mëparshëm, sot në orën 19:00 (me orën tonë lokale) nis konferenca e shumëpritur e Apple, ku pritet të zyrtarizohen iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe disa pajisje e shërbime të tjera.

Ku mund ta ndiqni konferencën e Apple?

Ky është i 10-i vit radhazi që Apple do të zhvillojë këtë eveniment, dhe siç ka ndodhur gjatë këtyre viteve, vetëm mediat e ftuara do të mund ta ndjekin atë direkt.

Por ju mund ta ndiqni konferencën direkt nga faqja zyrtare e kompanisë në internet dedikuar këtij evenimenti, nëpërmjet pajisjes suaj iOS, Mac apo nëpërmjet shfletuesit Safari dhe Edge në një kompjuter me Windows 10.

Ne gjithashtu do t’ju mbajmë të përditësuar në faqen tonë në Facebook për të gjitha zhvillimet gjatë konferencës. Dhe pas përfundimit të saj, do të flasim për to në mënyrë më të detajuar këtu në webfaqen tonë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.